Forumi Kuq E Zi
Trafikimi i Fëmijëve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Trafikimi i Fëmijëve Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Trafikimi i Fëmijëve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Trafikimi i Fëmijëve Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Trafikimi i Fëmijëve Empty Trafikimi i Fëmijëve 12/3/2012, 20:54

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Si dukuri , trafikimi i qenieve njerëzore ka qenë i njohur ndër shekuj.Por format e trafikimit kanë evoluar , duke u bërë tani pjesë e rëndësishme e rrjetit të krimit dhe përfitimeve të shumta materiale.Pjesa më e pambrojtur e shoqërisë e përdorur për trafikim mbeten fëmijët , të cilët trafikohen për qëllime të ndryshme.Ata detyrohen , jashtë vullnetit të tyre , të kryejnë punë të pandershme , detyrohen të jenë objekt i kënaqësive seksuale të shthurura të personave të ndryshëm , e madje detyrohen të japin edhe pjesë të trupit të tyre për transplantet e organeve.
Në të gjithë botën , sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara , numri i fëmijëve të trafikuar çdo vit është 1 milion.Përfitimet vjetore nga trafikimi i fëmijëve kapin shifrën 1.2 miliard euro.
Nën ndikimin e politikave jo të drejta , të një ekonomie shkatërruese dhe mungesës së humanitetit , sot në zonat e jugut të globit afro 13 milion fëmijë më të vegjël sesa 5 vjeç vdesin nga mungesa e ushqimit , rreth 200 milionë janë nën uri të vazhdueshme , ndërsa nga institucionet mësimore largohen rreth 120 milion fëmijë , pasi në vendet e tyre shkollimi nuk është i detyruar ose publik.
Episode të tmerrshme të një skllavërie humane gjen sot anekënd botës e në veçanti në vendet më pak të zhvilluara ekonomike.
Shqipëria , që dikur nuk e njifte dukurinë e trafikimit , sot është bërë prej vendeve ku trafikimi kryhet me përmasa tragjike.Mund të themi se kjo dukuri sot është prej plagëve shumë të thella që po kalon populli shqiptar.
Janë me dhjetëra e qindra familjet në Shqipëri të cilave u janë zhdukur fëmijët pa gjurmë , u janë zhdukur vajzat nën moshën 18 vjeç dhe shumica kanë përfunduar në rrjetin e trafikimit , duke pushtuar bulevardet dhe rrugët e shteteve fqinj.

Arsyet e trafikimit të fëmijëve në Shqipëri

Periudha e gjatë e paqëndrueshmërisë politike në vend , zhvillimi i paktë ekonomik dhe mirëqenia e ulët sociale , për pasojë një varfëri shumë e shprehur në masat e gjera të popullit , janë faktorë kryesor që në këto 13 vjet tranzicioni e kanë karakterizuar Shqipërinë si një truall të përshtatshëm për nxitjen dhe favorizimin e trafikimit të fëmijëve.
Periudha ndërmjet viteve 1992-1998 shënon lulëzimin me të madhe të trafikimit të fëmijëve , që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Në formë të përmbledhur , arsyet e trafikimit të fëmijëve në Shqipëri janë :
1.Varfëria ,
2.Paqëndrueshmëria politike ,
3.Papunësia ,
4.Martesat e rreme , divorcet ,
5.Dhuna në familje ,
6.Niveli arsimor dhe formimi familjar ,
7.Lidhjet ndërmjet politikës dhe grupeve kriminale ,
8.Niveli i lartë i korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë ,
9.Humbja e sistemit të vlerave ,
10.Dëshira për një jetë më të mire në vendet perëndimore ,

Prej shkaqeve prioritare për nxitjen e trafikimit mbetet pikërisht varfëria dhe mungesa e funksionimit të plotë të një shteti ligjor , i cili do ta sanksiononte me dënime maksimale trafikimin.
Në Shqipëri , 29.6 përqind e popullsisë jeton në varfëri , ndërsa gjysma e kësaj përqindje jeton në kushte ekstreme të varfërisë.Mbi 46 përqind e shqiptarëve jetojnë në nivelin e minimumit jetik prej 2 US$ në ditë , ndërsa 17,4 përqind e tyre nën nivelin e minimumit jetik prej 1 US$ në ditë.
Ajo që e ndihmonte me të madhe këtë dukuri ishte edhe fakti se një pjesë e madhe e viktimave e linin Shqipërinë me shpresën e një jete më të mire dhe përfundonin në duart e trafikantëve.
Në gjendje të pashpresë dhe në varfëri të skajshme , shumë familje ranë dakord që fëmijët e tyre nën moshën 18 vjeç , qoftë edhe vajza , të shikonin mundësinë e një punësimi të ndershëm në vendet fqinje.
Sot në Shqipëri ka disa kategori të rrezikuarish për t’u trafikuar ; në radhë të parë fëmijët ( jetimët , ata që punojnë rrugëve në moshë fare të re , fëmijët e përfshirë në procesin e gjakmarrjes , fëmijët e familjeve me dhunë të vazhdueshme e probleme martesore ) , përdoruesit e alkoolit dhe drogës , të rinjtë që kanë braktisur shkollën dhe shumë njerëz me paaftësi fizike.Këtu nuk përjashtohen edhe grate ( viktimat e dhunës në familje , gratë e trafikuara më parë si dhe gratë e veja ).
E tërë kjo kategori njerëzish është në kushte shumë të pafavorshme për mbijetesë materiale dhe për integrim në jetën normale , andaj shpeshherë janë pre e trafikimit.

Cilët fëmijë janë më të rrezikuar për trafikim në Shqipëri?

Sipas studimeve të bëra nga CRCA ( Qendra për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijëve ) , konsiderohet se fëmijët më të rrezikuar janë :
Fëmijët nga mosha 5 deri 18 vjeç ;
Fëmijët që vijnë nga familje me probleme sociale dhe të ardhura të ulëta ;
Fëmijët që kanë braktisur shkollën ; ose nuk kan shkuar asnjëherë në shkollë ;
Fëmijët e lënë pas dore ; ose të rritur pa kujdesin prindëror – fëmijët jetim ;
Fëmijët që vijnë nga familje në të cilat prindërit janë të punësuar jashtë shtetit ;
Fëmijë që punojnë ose shesin ;
Fëmijët romë , ose ata që vijnë nga grupe të tjera të margjinalizuara të shoqërisë.
Ajo që është shumë brengosëse dhe që flet më së miri se në Shqipëri ka humbur filli i një lufte efikase në mbrojtje të fëmijëve është realiteti se shumë fëmijë që arrijnë t’i largohen rrugës së trafikimit , qoftë duke i zënë policia e shteteve fqinje apo edhe duke marrë ndonjë iniciativë personale , pas kthimit në Shqipëri kthehen sërish në duar të trafikuesve për shkak të mosintegrimit në shoqëri dhe pamundësisë së një jetese elementare.
Vetëm në Tiranë më shumë se 800 fëmijë jetojnë si lypësa , shitës ambulantë , ilustragjinj , larës të xhamave të veturave etj.
Këta fëmijë , shumica të pambrojtur apo edhe jetim një pjesë e madhe e të cilëve përfundimisht ka braktisur shkollën , rrezikojnë të bien pre e trafikimit.
Në Shqipëri afro 45 mijë fëmijë nën moshën 18 vjeçare që punojnë me orar të plotë ose të pjesshëm.
Shumica e këtyre fëmijëve nuk i kanë kushtete e nevojshme në shtëpi dhe ka prindër që nuk kanë mundësi t’ua sigurojnë kushtet.
Në këtë mënyrë , këta janë të detyruar të mbajnë barrën e sigurimit të të mirave materiale për familjen dhe për vete.
Duhet ti veçojmë këtu fëmijët rom , të cilët jetojnë në kushtet e një varfërie ekstreme , kur e tërë familja ka vetëm profesionin e lypësit dhe jeton në tendë , duke mos pasur një vend për t’u strehuar.
Në Tiranë janë të shumta rastet kur nënat nga minoriteti rom pas lindjes dalin së bashku me fëmijët për të lypur , kur ende nuk janë mbushur një javë nga lindja.Është e dhimbshme të shikosh një foshnjë , që ende s’ka mbushur një javë , në një vapë të madhe dhe me buzë të thara tek luhatet në krahët e nënës që lyp te veturat që kalojnë.
Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria është një vend që ka ratifikuar Konventën 182 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës , e cila e obligon marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive për zbatimin sa më të shpejtë të ndalimit dhe luftimit të formave më të rënda të punës së fëmijëve.

Sa bëhet në këtë drejtim , që fëmijët të ndihmohen ?! Sa bëhet që familjet nga jeta e vështirë , të ndihmohen , të vetmen brengë ta kene . arsimimin , edukimin , shkollimin , kujdesin për fëmijët e tyre me qëllim që të mos trafikohen ?!?

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Trafikimi i Fëmijëve Empty Re: Trafikimi i Fëmijëve 12/3/2012, 20:54

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
UNICEF: Vazhdon trafikimi i fëmijëve rumunë

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, thotë se nuk është bërë sa duhet për të ndaluar shfrytëzimin seksual të mijëra grave dhe fëmijëve rumunë në vendet evropiane. UNICEF-i paralajmëron se ky problem mund të përkeqësohet kur Rumania të anëtarësohet në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm.

Gjendja shoqërore dhe ekonomike e Rumanisë është përmirësuar që kur udhëheqësi komunist Nikolai Çaushesku u përmbys nga pushteti dhe u vra me anë të revolucionit në dhjetior të vitit 1989. Por Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, thotë se nuk është bërë sa duhet për të ndaluar shumë qytetarë që të largohen nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Rumani, Pier Popard, thotë se 16 vjet pas revolucionit, rreth 20 përqind e fëmijëve rumunë jetojnë nën nivelin e varfërisë. Ai thotë se shpesh këta të rinj pa përvojë bien pre e trafikantëve.

“Varfëria dhe papunësia në Rumani nuk ka dyshim që i bëjnë të rinjtë të largohen nga vendi. Dhe vendet ku ata shkojnë janë Spanja, Italia, Franca, por edhe Britania e Serbia, ku vajza të reja bien pre e një rrjeti trafiku të prostitucionit.”

Vitin e kaluar, më shumë se 2 mijë e 500 viktima të trafikut u regjistruan zyrtarisht, mes tyre 366 ishin fëmijë. Por përfaqësuesi i UNICEF-it në Rumani, Pier Popard, thotë se këto shifra as që i afrohen realitetit. Ai thotë se numri i grave dhe fëmijëve që trafikohen në vende evropiane dhe shiten në prostitucion është shumë më i lartë.

Si pjesë e përpjekjeve të saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Rumania miratoi disa ligje kundër trafikimit dhe mori masa të tjera për të mbrojtur fëmijët. Por zoti Popard thotë se këto ligje nuk janë mjaft të fortë për të shkurajuar personat e angazhuar në trafikimin e qënieve njerzore.

Ai shpreh shqetësim të madh se në disa aspekte gjendja për Rumaninë do të përkeqësohet pasi ajo të anëtarësohet në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm.

“Rumania do të ketë një prej kufijve të jashtëm më të gjatë të Bashkimit Evropian, më shumë se 2 mijë kilometra. Serbia, Ukraina, Moldavia janë vende tashmë burimi të trafikimit dhe Rumania do të jetë një vend trazit. Rumania do të jetë pa dyshim edhe një vend burimi për trafikimin, por edhe tërheqës i tij. Sapo Rumania të bëhet pjesë e grupit Shengen pas disa vjetësh pa dyshim që do të marë hov trafikimi i qënieve njerzore.”

Zoti Popard vë gjithashtu në dukje se sapo Rumania të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian nuk do të jetë më i pranishëm në atë vend për të vëzhguar zhvillimet në vend. Ai thotë se agjenci ndihmash të Kombeve të Bashkuara, duke punuar me organizata të pavarura, do të marin përsipër këto funksione vëzhguese. Ai thotë se këto organizata duhet të marrin masat e duhura për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të fëmijëve.

https://kuqezi.albanianforum.net/

3Trafikimi i Fëmijëve Empty Re: Trafikimi i Fëmijëve 12/3/2012, 20:57

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Fëmijët afrikanë, viktimë e skllavërisë moderne

Në kohën kur zbulimi i trafikimit të fëmijëve afrikanë nga ana e francezëve në muajin Tetor pati reagime të shumta, arrestimi i personit të akuzuar për rrëmbimin e 52 fëmijëve nga Guinea Bisau kah mesi i muajt Nëntor, përsëri riktheu fenomenin e trafikimit të fëmijëve në qendër të masmediave botërore. Tani parashtrohet pyetja se vallë trafikimi i fëmijëve, është një metodë e re dhe moderne e skllavërisë? Në bazë të statistikave të organizatës së UNICEF-it, çdo vit më se 1 milion e 200 mijë fëmijë në mbarë botën trafikohen për qëllime të ndryshme. Ky lloj trafiku, e zë vendin e tretë pas trafikimit joligjor të armëve dhe substancave narkotike. Paaftësia e qeverive të vendeve perëndimore dhe qëndrore afrikane si dhe vendeve jugore aziatike dhe Amerikës Latine, është shndërruar në tregun kryesorë të trafikimit të fëmijëve në botë. Si zakonisht trafikimi i fëmijëve realizohet nëpër vendet të cilat janë të preokupuara me tensione dhe përleshje etniko-fetare. Në rrethana krize qeveria qëndrore nuk është në gjendje të kontrollojë situatën dhe në kushte të këtilla personat profitabil shfrytëzojnë rastin dhe fillojnë të trafikojnë fëmijë për qëllime të ndryshme personale, seksuale, si punëtorë, ushtarë dhe për qëllime të tjera joligjore. Faktorët si luftrat civile, thatësirat dhe fatkeqësitë natyrore të cilat janë ndër shkaqet kryesore të përhapjes së varfërisë dhe urisë në përgjithësi, ka krijuar hapësira të mundshme për trafikimin e fëmijëve afrikan. Në disa raste trafikimi i fëmijëve bëhet edhe me pëlqimin dhe dijeninë e prindërve, kështu që prindërit për shkaqe të ndryshme si varfëria, janë në gjendje ty shesin fëmijët e tyre. Rajoni i Afrikës perëndimore, për shkak anarkisë dhe të luftërave civile në Sieraleon, dhe Liberi gjatë dy dekadave të fundit, është shndërruar në qendër kryesore të trafikimit të fëmijëve. Në këtë rajon, për fat të keq fenomeni i trafikimit të fëmijëve në mesin e popullatës realizohet me pretekst të emigrimit të tyre për pune dhe jetë me të mire nëpër vendet perëndimore europiane. Mousa Sisoko njëri nga mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve thotë: disa vende afrikane për të shkatërruar dhe eliminuar fenomenin e urrejtur të trafikimit të fëmijëve kanë nënshkruar traktate bashkëpunimi me vendet e ndryshme të afrikane. Këto traktate janë nënshkruar midis vendeve si, Togo, Benin, Nigeri, Senegali, Guinea Bisau, Gambia, Sieraleone, Mali dhe Burkinafaso. Mos ekzistimi i një ligji të posaçëm kundër trafikimit të fëmijëve ka bërë që trafikantët dhe bandat e ndryshme të mos ndëshkohen me ligj.

Autoritetet e UNICEF-it, kanë bërë të ditur se si pasojë e sëmundjeve vdekjeprurëse si Sida, kanë humbur jetën më se 8 milion fëmijë nëpër pjesë të ndryshme të Afrikës jugore dhe lindore, dhe kanë apeluar që këto rajone janë shndërruar në tregjet kryesore të trafikimit të fëmijëve. Hyrja e turistëve të huajë nëpër vendet afrikane si Afrikën Jugore, ka krijuar fenomenin e dhimbshëm të trafikimit të fëmijëve. Shumica e vendeve të rajonit akoma nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për ndalimin e fenomenin të ligët të trafikimit të fëmijëve. Trafikimi i fëmijëve të Mozambikut nëpër të gjitha vendet fqinje të Afrikës Jugore, e posaçërisht në Afrikën Jugore gjatë dy viteve të fundi ka patur një rritje drastike prej 100 deri më 1000 fëmijë të trafikuar. Hulumtimet e fundit të OKB tregojnë që mijëra fëmijë nga Mozambiku prej moshës 14 deri më 24, trafikohen nëpër rrjete të ndryshme për qëllime seksuale në Afrikën Jugore. Trafikimi i fëmijëve realizohet nëpërmjet rrjeteve të fuqishme dhe të organizuara mirë. Kështu që grumbullimi i informacioneve në lidhje me kapjen dhe dënimin e organizatorëve të këtyre rrjeteve për forcat policore është një detyrë tepër e rëndë dhe e ndërlikuar. Transferimi fëmijëve nga Afrika nëpër vendet e ndryshme të botës, ka vështirësuar edhe më shumë ndjekjen e trafikantëve të fëmijëve. Në bazë të statistikave, më se 30 mijë fëmijë të kidnapuar nga pjesët e ndryshme të Afrikës Jugore janë transferuar nëpër vendet e ndryshme të botës për qëllime seksuale. Gjithashtu një pjesë tjetër e fëmijëve të trafikuar janë të detyruar të punojnë punë të rënda fizike. Shqetësimi më i madh është se grupet mafioze dhe rrjetet e ndryshme të trafikimit të fëmijëve në korniza të të drejtave për fëmijët, janë duke realizuar trafikimin e fëmijëve në këto rajone. Shoqata humanitare franceze e cila si duket punonte për të ndihmuar fëmijët refugjatë të rajoneve të prekur nga lufta si në Darfur dhe në jug të Çadit, ka rrëmbyer dhe trafikuar më se 103 fëmijë afrikan. Në kohën kur popullata e Çadit dhe Sudanit kuptuan se kjo shoqatë ka lidhje më rrjetin e trafikimit të fëmijëve, qytetarët e këtyre vendeve organizuan protesta anti-franceze. Ligjet e miratuara kundër krimeve si rrëmbim, përdhunim ose abuzim seksual, nuk janë garancë kundër luftës së fenomenit të trafikimit të fëmijëve. Prandaj është e domosdoshme që vendet afrikane të ndërmarrin hapa konkret kundër këtij fenomeni kaq të ligë dhe anti-njerëzorë.

Si të luftohet trafikimi i fëmijëve?


Eliminimi i varfërisë ndër kushtet për t'i dhënë fund trafikimit
Raportet e UNICEF-it si dhe të organizmave të tjerë ndërkombëtare thonë se trafikimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve në dhe nga vendet e pazhvilluara vazhdon të jetë i pranishëm.
Përjashtim nuk bëjnë as vendet e Evropës Juglindore.

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për shitjen, prostitucionin, trafikimin dhe pornografinë e fëmijëve, Juan Miguel Petit, thotë se me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie, në Shqipëri duhet implementuar një demokraci e shëndetshme për të luftuar korrupsionin, modernizimin e policisë dhe forcimin e sistemit gjyqësor.

Sipas tij, duhen strategji të shumta sociale nga ana e qeverisë për zonat e lëna në harresë si dhe të përfshihen organizatat jo qeveritare dhe shoqëria.

"Lëvizjet e popullsisë dhe migrimi i fëmijëvë për të gjetur rrugë mbijetese, ndodhin në një hapësirë gjeografike që i kalon kufijtë, ndodh në Itali, Greqi, Maqedoni. Në këtë mision ne jemi përqëndruar tek Shqipëria dhe Greqia. Mesazhi që ne duam të përcjellim është se këto çështje nuk i interesojnë vetëm një vendi. Për fëmijët duhet të mendojnë qeveritë e të gjitha vendeve. Pra, çështja që nga Shqipëria janë trafikuar fëmijë në Greqi, është çështje që duhet t’i interesojë edhe autoriteteve greke. Jam i sigurt se autoritetet greke do ta kuptojnë këtë, "- thotë për BBC-në përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara.

Kjo është e keqe e madhe se çka ndodh në shekullin XXI. Kjo nuk ndodh vetëm në shtetet e varfëra, por edhe në shtetet e pasura. Pra, nuk është fjala vetëm për varfërinë, por edhe për degjenerimin dhe moralin e ulët tek njerëzit në përgjithësi. Për mendimin tim, duhet që të luftohet kjo dukuri e keqe dhe shumë e rrezikshme. Për të luftuar këtë të keqe të madhe dhet së pari të investohet në polici dhe në forcimin e sistemit gjyqësor, por për prostitucionin me fëmijë duhet që dënimet të jenë aq të ashpra sa të mos ju shkojë më në mendje ta përsërisin të njëjtën. Edhe dënim me vdekje, pse jo! Se fëmijët janë një krijesëe pafajshme dhe të pafuqishëm. Të gjithë fëmijët e botës janë njësoj, pa marrë parasysh se ku ndodhin gjëra të tilla. Ne duhet t'i luftojmë këto dukuri me shumë ashpërsi.
Jehon Gorani, Belgjikë

Unë mendoj se në disa raste fajin e kanë prindërit edhe askush tjetër.
Çdo prind duhet ta dijë se ku ndodhet fëmija i tij, në çdo hap të ditës. Nëse një prind nuk e din se ku ndodhet fëmija e tij, atëherë, për mendimin tim, ai nuk është prind!


https://kuqezi.albanianforum.net/

4Trafikimi i Fëmijëve Empty Re: Trafikimi i Fëmijëve 12/3/2012, 20:57

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Fjala e Avokatit te Popullit ne Konferencen mbi problemet e Trafikimit te femijeve



Të nderuar bashkëorganizatorë të Konferencës z. Robles, zj. Konrad dhe zoti Bejtja

Te nderuar zoterinj, ministra, kolegë dhe pjesmarres ne kete konference. Duke falenderuar Këshillin e Europës dhe Qeverinë Shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, që kanë organizuar këtë Konferencë ndërkombëtare për problemet e trafikut të fëmijëve si dhe ftesën dhe mundësinë për të folur para këtij auditori të nderuar, më lejoni të paraqes shkurtimisht disa mendime të institucionit të Avokatit të Popullit për këtë çështje.

Ndonëse Shqipëria qysh në vitin 1992 ratifikoi Konventën e OKB-së për të drejtat e fëmijëve, trafikimi i fëmijëve shqiptarë përbën një plagë mjaft shqetësuese. Dihet që ky është një fenomen jo vetëm shqiptar, por për të gjitha vendet ish komuniste që filluan proçeset e tranzicionit drejt demokracisë pas vitit 1990. Këto vitet e fundit është veçori për Shqipërinë që ndërsa për trafiqet e tjera të drogës, prostitucionit, të klandestinëve etj, kemi qënë më tepër vend tranziti se sa vend origjine, për trafikun e fëmijëve jemi veçse vend origjine. Pa mohuar rezultatet pozitive të viteve të fundit që kanë patur të bëjnë sidomos me rritjen e kontrollit të kufijve, por sidomos hartimin nga Qeveria në vitin 2001 të Strategjisë Kombëtare për fëmijët, sipas të dhënave jo të plota, konstatohet se rreth 4000 fëmijë shqiptarë janë larguar në emigracion të pashoqëruar nga prindërit (3000 në Greqi dhe 1000 në Itali). Kjo kategori fëmijësh të ndodhur larg familjes dhe kujdesit të saj, ndodhet përballë rreziqeve të shumta si keqtrajtimi, abuzimi fizik e seksual, trafiku i organeve apo përfshirja në trafiqe të tjera të paligjshme. Në jo pak raste këta fëmijë janë shitur nga të afërmit apo prindërit e tyre ose edhe grabiten dhe shfrytëzohen nga rrjete mafioze e kriminale për qëllime fitimi. Trafikimi i fëmijëve, sidomos i vajzave të vogla, të moshës 14-18 vjeç është një burim fitimi maksimal për trafikantët, të cilët shfrytëzojnë çdo mundësi deri edhe grabitje dhe përdhunime për të realizuar gjahun e tyre.

Burimet e trafikut të fëmijëve janë: nga familje të divorcuara dhe me mungesë edukimi e kujdesi familjar; nga familje me shumë fëmijë dhe në gjendje të vështirë ekonomike, nga familje fshatare që shpresojnë në ndihmën e fëmijëve pak më të mëdhenj për të rritur fëmijë të tjerë më të vegjël; nga fëmijë të mbetur jetimë dhe pa kujdes; nga familje që prindërit u janë larguar për punësim jashtë shtetit si dhe fëmijët që kanë braktisur shkollën dhe janë marrë me lypësi e veprimtari tjetër të kundërligjshme edhe në Shqipëri.

Kushtet e jetesës të të miturve të trafikuar në shumicën e rasteve janë të mjerueshme, bëjnë punë të rënda sidomos lypësi dhe me orar të zgjatur dhe pagesë minimale sa për t’u ushqyer. Këta fëmijë janë të preferuar për trafikantët, sepse u kushtojnë pak dhe përfitimi nga puna e tyre është gjithnjë e në rritje.

Rrugët e trafikimit të fëmijëve zakonisht janë të njëjta me ato të trafikimit të qenieve njerëzore, por shpesh përdoren nga trafikantët edhe dokumente false si kujdestarë apo prindër të tyre. Ka patur jo pak raste ankesash edhe për proçeset e birësimit ndërkombëtar, i cili mbetet një formë trafiku që duhet investiguar në mënyrë të veçantë.

Fëmijët e rrugës, të cilët për fat të keq më të shumtët janë romë dhe jevgjitë (gipsi) përfaqësojnë kategorinë më të vuajtur, më të pambrojtur, më të ekspozuar ndaj shumë rreziqeve si keqtrajtimi, pasiguria, analfabetizmi, kequshqyerja etj, të cilët ushtrojnë “profesionin” e lypësit, shitësit ambulant, të llustraxhiut etj.

Fëmijët e përfshirë në punë dhe aktivitete të tjera fitimprurëse janë fëmijë të cilët e kanë braktisur përfundimisht shkollën, ndërsa të tjerë e frekuentojnë atë dhe kryejnë punë të ndryshme, kryesisht pas mësimit, duke u aktivizuar në ekonominë familjare ose aktivitete jashtë familjes. Këta fëmijë janë kryesisht nga familjet shqiptare që kanë bërë migracion nga zonat e varfra verilindore, në qytetet kryesore të Shqipërisë së mesme apo zonat bregdetare. Në veri të Shqipërisë ka shumë fëmijë që janë të rrezikuar nga gjakmarrja dhe si rrjedhojë ata janë të përjashtuar nga lëvizja e lirë, edukimi në shkollë dhe jetojnë në varfëri sepse edhe prindërit e tyre të ngujuar nuk punojnë.

Sa më sipër paraqita situatën e gjendjes së fëmijëve në tërësi, përtej objektit të kësaj konference. Por cilat janë shkaqet që kanë çuar në këtë gjendje?? Sigurisht që ato burojnë nga shumë faktorë si gjendja dhe niveli i ulët ekonomik e social i vendit, tronditja e bazamentit tradicional të familjes shqiptare, por mbi të gjitha moszbatimi efikas i ligjit dhe mos bashkëpunimi i duhur nga agjencitë e caktuara si policia, prokuroria, gjykata, shërbimet inteligjente dhe struktura të tjera të shtetit si pushteti vendor, shkollat, institucionet e ndihmës dhe përkrahjes sociale etj. Jo në pak raste elemente të korruptuar të këtyre strukturave të shtetit kanë bërë pjesë apo kanë favorizuar këtë situatë, por shumë prej tyre nuk kanë marrë dënimin e merituar.

Institucioni i Avokatit te Popullit në Shqipëri, duke qene pjese perberese e atyre qe quhen Institucione Kombetare te te Drejtave te Njeriut, gjatë kater vjet të ekzistencës së tij, ka trajtuar ne total rreth 11 mije ankesa, kërkesa e njoftime, me nje mesatare zgjidhjesh pozitive 22-25përqind ne favor te ankuesve. Në tre raportet vjetore të punës që kemi paraqitur para Kuvendit të Shqipërisë kemi pasqyruar edhe gjendjen e rëndë të fëmijëve në Shqipëri dhe kemi rekomanduar masa konkrete për përmirësimin e gjendjes së tyre. Por për hir te se vertetes me duhet te them se raste te natyres qe lidhen drejtperdrejt me tematiken e kesaj konference, nuk kemi patur. Megjithatë në rastet e pakta qe kane patur te bejne me te drejtat e femijeve me prinder te divorcuar apo të femijeve te braktisur, ndjeshmeria dhe kujdesi ynë ka qene maksimal. Eshtë evidente se të miturit shpesh herë nuk dijnë si dhe ku të ankohen, prandaj shpesh herë ne kemi vepruar me inisiativën tonë. Qofte edhe nje artikull gazete, qofte edhe nje rast i shfaqur ne edicione lajmesh, ka mjaftuar qe Avokati i Popullit te fillojë investigimin me qëllim ndihmën ndaj tyre.

Gjatë shqyrtimit të rasteve konkrete, Avokati i Popullit ka shqyrtuar nëse janë zbatuar detyrimet qe rrjedhin nga nenshkrimi i konventave nderkombetare apo nga legjislacioni vendas. Në këto raste ndërhyrjet e Avokatit te Popullit kanë qene frutdhenese, jo vetëm sepse janë vene ne levizje strukturat e permbarimit, ato të shkollës apo ndihmës sociale, por se duke ju bërë ketyre rasteve edhe publiciteti i nevojshem, është krijuar precedenti pozitiv. Në vitin 2003, nga ana e Avokatit te Popullit jane hartuar Rekomandime per Ministrin e Drejtesise dhe Ministrin e Rendit, per t’i sensiblizuar që të kontrollojnë e t’u kërkojnë llogari organeve të tyre vartëse, për të vlerësuar në radhë të parë interesin e fëmijëve.

Edhe ne një informacion derguar Kryeministrit te Shqiperise, Avokati i Popullit ka ngritur shqetesimin se pertej studimeve jo dhe aq reale te realizuar nga disa OJF, realiteti fton dhe tregon nje te vertete tjeter. Prandaj kemi rekomanduar se ka vend per nje bashkepunim dinamik dhe real me Ministrine e Punes dhe Çeshtjeve Sociale, Ministrine e Arsimit dhe shume struktura te tjera qe ne Strategjine e Qeverise per femijet shqiptare permenden shpesh, por realisht nuk ndjehen sepse kanë bërë pak.

Në shume nga vendet nga kanë ardhur miqtë e huaj në këtë konferencë, për fëmijët ka struktura të veçanta te krijuara nga shteti. Në shtete të tilla si Suedia, Norvegjia, Franca, Belgjika etj, këto struktura janë të vjetra dhe mjaft efikase në punën e tyre. Ka edhe vende të tjera si Greqia, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia që sapo i kanë krijuar dhe që kryesisht veprojnë brenda apo në bashkëpunim të ngushtë me Zyrat e Ombudsmenëve, që janë institucione kombëtare, analoge me Avokatin e Popullit në Shqipëri. Përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje kolegëve që janë të pranishëm sidomos atyre greke dhe italiane që të ndihmojnë më tepër fëmijët shqiptarë që ndodhen në vendet e tyre. Duke e menduar si efikase, në bashkëpunim me “Save the Children” këtë vit në zyrën tonë, do të fillojë funksionimi i një nënseksioni që do të merret në mënyrë specifike me problemet e fëmijëve në Shqipëri. Por rekomandimi ynë është se ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të krijohet një autoritet i fortë shtetëror, i cili jo vetëm që do të nxitë autoritetet dhe organet shtetërore për zhvillimin e fëmijëve, por do të jetë edhe një mbrojtës i të drejtave të fëmijëve. Por për këtë në radhë të parë duhet vullnet politik, angazhim financiar si dhe ndryshimet e duhura në legjislacion.

Duke përfituar nga rasti ju bëj thirrje strukturave të Bashkimit Europian dhe të Këshillit të Europës që ta vlerësojnë pozitivisht kërkesën e vazhdueshme të popullit shqiptar dhe strukturave politike përfaqësuese të tij, që të heqin barrierat që pengojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve, sepse kjo është një nga rrugët e sigurta për të zvogëluar në minimum të gjitha llojet e trafiqeve, përfshirë edhe trafikun e fëmijëve.

Kjo konferencë besoj se do të shërbejë për t’i dhënë një impuls të ri punës për mbrojtjen e fëmijëve dhe në veçanti luftës kundër trafikut të fëmijëve

https://kuqezi.albanianforum.net/

5Trafikimi i Fëmijëve Empty Re: Trafikimi i Fëmijëve 13/5/2013, 17:26

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mjafton te ecesh ne rruget e qyteteve dhe do te ndeshesh ne femije , te
cilet enden rrugeve .Dikush nuk di si te kaloj diten ne shtepi, dikush
harrohet pas lojrave te moshes e shume te tjere dalin qe heret ne
mengjes per te siguruar jetesen.Shume e lehte eshte te pikasen nga
trafikant femijesh dhe te perfundojne jashte kufijve , ku ose do te
adoptohen nga ndonje cift i huaj dhe ata me fatkeqet mund te perfundojne
ne ndonje salle transplanti dhe organet e tyre do te shiten me shuma
marramendese per t'i ardhur ne ndihme njerzve ne nevoje jetesore.
Ndodhemi
para nje fakti makaber, ku na rrembehet, femija, motra , vellai, para
syve dhe vajtojme fatin e tyre pa ditur si veprojme dhe ku te
kerkojme.Luhet me jete njerezish si te jene gura zari.Po sillet zi e
vajtim ne dyert e shqiptareve qe gjithmone fati i zi i ka ndjekur nga
mbrapa.Ngjan si nje mallkim qe po ua trashefojme dhe brezave te
ardhshem.

6Trafikimi i Fëmijëve Empty Re: Trafikimi i Fëmijëve 13/5/2013, 17:26

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
trafikimi i fëmijëve, qeveria dështon në identifikimin dhe mbrojtjen e tyre

“Qeveria
shqiptare ka dështuar në identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të
trafikuar”. Ka qenë ky konstatimi i koalicionit shqiptar “Bashkë Kundër
Trafikimit të Fëmijëve”, i cili ka paraqitur dje një analizë mbi
trafikimin e fëmijëve në Shqipëri. Sipas kësaj analize, është shqetësues
fakti që shteti nuk ka asnjë statistikë dhe të dhënë për fëmijët e
trafikuar, por më shqetësues paraqitet fakti që në trafikimin e fëmijëve
janë të përfshirë ata që duhet ta luftojnë këtë fenomen, pikërisht
punonjësit e policisë. Nga vitet ‘90 deri në vitin 2000, të dhënat
flasin për një ulje të trafikut të fëmijëve, ndërkohë që nga viti 2000
deri më sot, të dhënat tregojnë që trafiku i fëmijëve nuk ka pasur ulje.
Ndërkohë, të dhënat e policisë me ato të shoqatave të ndryshme në
lidhje me trafikun e fëmijëve paraqesin kontradikta të fuqishme, teksa
këto të fundit bëjnë të ditur se vetëm gjatë vitit 2007, janë trafikuar
740 fëmijë nga Shqipëria drejt Greqisë. Por, të dhënat e policisë flasin
për një numër shumë herë më të vogël, ku sipas tyre, gjatë vitit të
kaluar janë trafikuar vetëm 32 fëmijë në drejtim të Greqisë. Përveç
trafikut ndërkombëtar, raporti vë në dukje se është rritur ndjeshëm
trafiku i brendshëm i fëmijëve, të cilët përdoren për lypje, vjedhje
etj.Problemi


“Një dorë e shtrirë është një gisht i treguar ndaj
qeverisë”. Ndoshta kjo fjali e kryeministrit të vendit, Sali Berisha,
tregon më së qarti dështimin e qeverisë në luftën e saj ndaj trafikut të
fëmijëve. Kryeministri ka qenë i pranishëm në konferencën e organizuar
dje nga BKTF, në lidhje me analizën e trafikimit të fëmijëve shqiptarë
përgjatë vitit 2007, ku ka deklaruar se duhet një punë më e madhe nga
shteti për parandalimin e këtij fenomeni. Problemi më i diskutuar ka
qenë fakti i mosidentifikimit dhe mbrojtjes së fëmijëve të trafikuar nga
ana e shtetit, teksa mungojnë gjithashtu edhe të dhënat për fëmijët e
trafikuar. Edhe kur ato paraqiten, paraqesin kontradikta të thella mes
shifrave të policisë dhe shoqatave të ndryshme. Mjafton të përmendim
këtu shifrat e trafikut të fëmijëve shqiptarë në drejtim të Greqisë
vitin e kaluar, ku sipas shoqatave “Terres des Hommes” dhe “ARSIS”,
rezulton se gjatë vitit 2007 janë trafikuar më shumë se 740 fëmijë.
Sakaq, të dhënat e policisë janë shumë herë më të ulëta, ku sipas tyre,
përgjatë vitit të kaluar janë trafikuar vetëm 32 fëmijë shqiptarë në
drejtim të Greqisë. Sipas BKTF, nga vitet 90 deri në vitin 2001,
rezulton të ketë një ulje të numrit të trafikut të fëmijëve. Por, sipas
tyre, kjo lidhet më së shumti me faktin se kalimi i paligjshëm i kufirit
dhe kontrabanda e qenieve njerëzore, është ulur për shkak të tendencës
së emigrimit të shqiptarëve sesa si pasojë e masave të marra nga shteti.
BKTF bën tëditur se tendencat e trafikut të fëmijëve që prej vitit 2003 nuk kanë
pësuar ulje, madje ato mund të jenë rritur. “Sidoqoftë, për shkak të
mungesës së të dhënave të grumbulluara e të përpunuara, si dhe
informacionit të detajuar mbi numrin e fëmijëve të trafikuar, është e
vështirë të flasësh për shifra të sakta të numrit të fëmijëve të
trafikuar”, - thuhet në raportin e BKTF. Ndërkohë, përveç trafikut
ndërkombëtar të fëmijëve, bëhet e ditur se ka pasur një rritje të
ndjeshme edhe të trafikut të brendshëm të fëmijëve, të cilët përdoren
për vjedhje, lypje, prostitucion etj.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons