Bukuria e rrallë shqiptare, me këto fjalë është përshkruar vajza që përfaqësoi Shqipërinë në ‘’Miss Universe’’, Angela Martini, e cila në shfaqjen ‘’Miqtë me fëmijët’’ që është mbajtur në Nju Jork më 5 mars, ka përshfaqur edhe një herë pamjen e saj seksi.Në praninë e shumë të ftuarve, mes tyre edhe shumë yje të skenës botërore përfshirë këtu aktorë e këngëtare, Grey Goose, Megan Fox dhe Christy Turlington, Angela po ashtu ka shkëlqyer në tapetin e kuq. Pavarësisht se temperaturat në Nju Jork kanë qenë shumë të ulëta, bukuroshja shqiptare ka arritur të rezistojë nën një fustan të shkurtër dhe shumë seksi.
Vetëm fjalë të bukura kanë thënë mediat e huaja për bukuroshen shqiptare, e cila ka pasur një grim shumë të thjeshtë, por veshja e saj ka qenë ekstravagante. PanoramaPlus
Vetëm fjalë të bukura kanë thënë mediat e huaja për bukuroshen shqiptare, e cila ka pasur një grim shumë të thjeshtë, por veshja e saj ka qenë ekstravagante. PanoramaPlus