Roberto Karlos zyrtarizon tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur. Futbollisti brazilian shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të bërë të ditur këtë lajm duke shtuar se shumë shpejt pritet të marrë një rol drejtuesi te Anzhi.
'Koha ime si futbollist i Anzhit ka përfunduar-lexohet në mesazhin e 39-vjecarit - tani do të jem pjesë e strukturave drejtuese të klubit'
Roberto Karlos është konsideruar si një prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë. Ai e nisi karrierën e tij te skuadra e Uniao Sao zhoao për të kaluar më pas te Palmeiras.
Ishte skuadra e Interit ajo që e solli në Evropë, por te zikaltrit Riberto Karlos nuk pati shumë sukses. Ai shpërtheu te Reali i Madridit ku qëndroi për 11 sezone dhe këtu ai shënoi sukseset më të mëdha. Pas largimit nga Madridi ai shkoi te Fenerbahce për t'u rikthyer në Brazil, ndërsa te Anzhi jetoi ditët e fundit si futbollist, madje së fundi ai u pa edhe në rolin e trajnerit.
TCH