Projektligji për Gjykatat Admistrative pritet të diskutohet në ditët në vazhdim në Komisionin e Ligjeve. Përpara se ky komision të nisë diskutimet, PS ka mbledhur një tryezë konsultative me grupet e interesit për të vjelur mendimet dhe sygjerimet.
Deputeti Fatmir Xhafaj, nënkryetar i Komisionit të Ligjeve shpjegoi rëndësinë që merr ky proces konsultimesh me komunitetin e biznesit.
"Për ne nuk është e rëndësishme miratimi ligjit në vetvete, për ne nuk është shumë e rëndësishme ngritja e kartonit në një datë të caktuar që do të shënojë miratimin e këtij akti. Për ne është me shumë rëndësi procesi që duam të ndërtojmë që në fund të fundit në qëllmin e përbashkët, një ligj sa më i mirë. Një ligj cilësor që do t'u shërbejë interesave të qytetarëve, interesave të grupeve të interesit e në mënyrë të vecantë, interesave të biznesit", tha Xhafaj.
Ndërsa Armando Subashi, që është relatori këtij projektligji në Komisionin e Ligjeve i ka drejtuar disa pyetje shoqatave të biznesit, pjesëmarrësve në tryezë për të patur një tabllo sa më të qartë, në mënyrë që ligji të jetë funksional dhe në shërbim të biznesit. Partia Socialsite ka mbledhur sygjerimet e komunitetit te biznesit dhe do t'i reflektoje ato ne propozimet qe do te beje gjate disktimit te draftit.
TCH