Forumi Kuq E Zi
Mbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Mbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur  Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Mbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur  Qeveria-thaciKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi të mërkurën se brenda qershorit duhet të përmbushen të gjitha detyrimet që dalin nga pakoja e Ahtisarit, në mënyrë që në shtator të mbyllet proçesi i mbikëqyrjes së pavarësisë.

Duke folur në mbledhjen e kabinetit të tij, Thaçi u kërkoi institucioneve të Kosovës që të kontribuojnë maksimalisht në këtë drejtim dhe njoftoi se, nëse objektivi arrihet, mbyllja e mbikëqyrjes do të bëhet me një ceremoni të veçantë.

Ndër të tjera, kryeministri nënvizoi se një grup pune ka përfunduar tashmë punën me amendimet e Kushtetutës, që kanë të bëjnë pikërisht me mbylljen e këtij proçesi.

Zv.kryeministër i Kosovës e bindur se përfundimi i proçesit të pavarësisë së mbikëqyrur do të kryhet gjatë këtij viti, pavarësisht problemeve në veri.

Në komunikimin për mediat pas mbledhjes së ekzekutivit, zëvëndëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ky proçes nuk mund të mbetet peng i problemeve në zonën me shumicë serbe të Kosovës.

Kuçi theksoi se, për veriun do të gjendet një zgjidhje vetëm në bazë të planit të Ahtisarit, por nuk tha nëse çështja do të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, lidhur me zgjedhjet lokale serbe, të cilat Beogradi ka paralajmëruar se do t’i shtrijë edhe në Kosovë, Kuçi kërkoi nga qeveria serbe që të sillet në mënyrë evropiane, duke mos ndërhyrë në territorin e Kosovës.

“Nuk është në logjikën e Kosovës që t’u krijojë pengesa të tjerëve, ndërsa të tjerëve u kërkon që të mos i krijojnë pengesa asaj. Kjo është logjika jonë, ky është shteti ynë dhe ky është funksioni ynë. Nuk kemi ndërmend të dëmtojmë rajonin për shkak të veprimeve të të tjerëve”, deklaroi Kuçi.

Edhe bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar vazhdimisht Serbisë që të mos mbajë zgjedhje lokale në territorin e Kosovës, si dhe ka ritheksuar në vazhdimësi rëndësinë e zhbërjes së strukturave paralele.

Por nga ana e tyre zyrtarët serbë kanë njoftuar se zgjedhjet lokale do të mbahen kudo ku këshilltarëve komunalë u ka mbaruar mandati, qofshin ata në veri apo në jug të Kosovës.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons