Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në editorialin e botuar te dielen në gazetat e përditshme, shkruan se zor të gjesh sado të gërmosh në historinë e shteteve që meritojnë të quhen të tillë, një shfaqje të turpshme të mungesës edhe formale të shtetit si ajo e 2 marsit në Lezhë.
“Kremtohet Besëlidhja e famshme e Skënderbeut dhe shteti shqiptar i pesë shekujve e gjysmë më vonë shfaqet para varrit të Heroit Kombëtar si shëmbëlltyra më e zhgarravitur e vetvetes”, shkruan Rama.
“Një shtet i qesharakëzuar deri në dhimbje u shfaq si një trup pa kokë për të nderuar heroin e vet më të madh dhe foli me gojën e përçartur të një prijësi delirant që pas vetes kishte vetëm partinë e tij, një gjysmë edhe ajo e çarë e trupit të Shqipërisë që rreket me pahir të mishërojë krejt Shqipërinë. Koka e shtetit u pre një natë më parë që Shqipëria të mos fliste para varrit të Heroit Kombëtar me gjuhën e unitetit kombëtar, të cilin Kushtetuta e Republikës së sotme shqiptare e përcakton qartësisht të shprehur përmes figurës së Presidentit të Republikës”, shkruan Kryetari i PS-së.
Sipas tij, gjakimi për pushtetin dhe era e gjakut që po vlon brenda trupit të çarë të Partisë Demokratike, e kanë çakërdisur kreun e qeverisë shqiptare deri në pikën sa të mos bëjë më dot asnjë dallim qoftë edhe formal mes vetes e shtetit, po ta shohë shtetin vetëm si një zgjatim atavik të vetes.
“Kryeministri i sotëm i Shqipërisë u shfaq para varrit të Heroit Kombëtar si një sulltan ngadhnjimtar me kokën e prerë të Presidentit të Republikës ngulur mbi shtizën e flamurit të Besëthyerjes, pasi e flaku një natë më parë figurën e unitetit kombëtar në kanalin e ujërave të pistë që rrjedhin mes plehrave vetëm pak metra nga Përmendorja ku ndodhet varri i shenjtë”, vijon komentin Rama, sipas të cilit Berisha mbajti fjalën që nuk i takonte në Lezhë.
Kreu i opozitës thotë se dyert e BE-së mbeten të mbyllura prej tre vjetësh për Shqipërinë, jo sepse, siç thotë kryeministri ka një opozitë që i pengon të hapen, po sepse ka një shtet të rënë gërrmuq nën shalën e sulltanit të sotëm të Shqipërisë që nuk ka as përmbajtje e as formë për t'u bërë shtet anëtar i Bashkimit Europian.
Rama thotë se socialistët janë gati të nënshkruajnë një kontratë qeverisëse me çdo shqiptar, që çdonjëri prej tyre të bëhet zot i fatit të tij në një Besëlidhje të Re Shqiptare.