E shoqja refuzon të bëjnë seks, burri e rreh dhe e përdhunon
Donte të kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij, por ajo e refuzoi.
Në atë pikë, burri, një 40 vjeçar brazilian e ka rrahur të shoqen, një 52 vjeçare bashkatdhetare dhe më pas ka abuzuar seksualisht mbi të duke e perdhunuar.
Autoritetet konfirmuan se 40-vjeçari është arrestuar nga karabinierët e lokalitetit Vittorio Veneto për dhunë seksuale dhe fizike të ushtruar ndaj të shoqes.
Personi në fjalë pohoi se ditën e djeshme tentoi në të gjitha mënyrat për të bindur bashkëshorten për një moment intim, por hasi vetëm refuzime.
Në një nga refuzimet e shumta vendosi të abuzonte si fizikisht ashtu dhe seksualisht, duke e detyruar të shoqen që t'i jepej atij seksualisht.
Gruaja u shtrua menjëherë në spital për të marrë mjekime, pasi një gisht i rezultoi i thyer dhe gjithashtu kishte marrë plagë të shumta në trup.
Në bazë të denoncimit të gruas, karabinierët më pas arritën të arrestonin dhe brazilianin.