Edgar Çani ka debutuar me gol në kombëtaren shqiptare, teksa realizoi pas vetëm 3 minutash me fanelën kuqezi.Sulmuesi i Polonia Varshavës në Poloni, është shprehur disi kritik me lojën e skuadrës në pjesën e dytë, ndërsa ia dedikoi golin babait të tij, që është një prej konkurrentëve të ‘Big Brother’.Jam shumë i kënaqur që debutova me kombëtaren edhe pse më erdhi keq që nuk luajtëm diçka më mirë në pjesën e dytë, pasi në të parën ishim shumë mirë – tha ai. – Isha shumë i emocionuar para ndeshjes, por më pas shkoi mirë, pasi shënova gol pas 3 minutash.
Më pas humbëm, por gjithsesi, ishte vetëm një miqësore”, u shpreh Çani. “Goli? Për babanë që është në Big Brother, shpresoj që të qëndrojë”, u shpreh Edgar Çani Junior. BalkanwebKush eshte Babai i Edgar Canit personazhit te Big Brother Albania 5.
Mosha: 52 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Statusi civil: I divorcuar
Arsimi: I lartë
Profesioni: Inxhinier elektrik
Hobi: Poezia, muzika, filmat, librat
Edgari është banori më i madh në moshë që ka hyrë deri tani në shtëpinë e Big Brother. Për të mosha nuk ka kurrëfarë rëndësie, pasi ai në shpirt ndihet shumë i ri dhe këtë e reflekton edhe në llojin e jetës që bën, gjithnjë prezent nëpër ambiente festash apo lokale të muzikës live.
Edgari ka jetuar në Tiranë deri në moshën 9 vjeçare, pasi në vitin 1969 detyrohet të shpërngulet familjarisht në Elbasan për shkaqe të regjimit. Në Elbasan kaloi 13 vjet të jetës, periudhë që nga e cila ka mbartur shumë kujtime. Me ndryshimin e sistemeve, Edgari emigron në Itali ku jeton deri në vitin 2004, vit kur divorcohet nga gruaja me të cilën ka një djalë, tani 22 vjeçar, futbollist i kategorisë së parë në Poloni.
Djali i tij quhet Edgar Junior dhe është një ndër krenaritë e Edgarit. Aktualisht Edgari po jeton një bashkëjetesë të lumtur.
Megjithëse profesioni i tij është Inxhinier Elektrik, të cilin e ka ushtruar për vite me rradhë, Edgari për momentin punon si Moderator në një televizion privat. Është i apasionuar pas çdo forme arti. Shkruan poezi por kurrë nuk ka patur dëshirën për t’i botuar.
Hyn në Big Brother:
Sepse është njeri që i pëlqejnë sfidat dhe Big Brother-in e sheh si një terren të ri për t’u eksploruar dhe sfiduar!
TCH