Holanda vazhdon të bllokojë përfshirjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën e qarkullimit të lirë europian të njerëzve dhe mallrave, të njohur ndryshe si zona “Schengen”.
Amsterdami zyrtar vendosi ditën e enjte veton kundër përfshirjes së dy vendeve ballkanike, duke motivuar zgjedhjen me mungesën e garancive për shmangien e një “bumi” emigrantësh drejt perëndimit.
”Ne konsiderojmë se Rumania dhe Bullgaria nuk i kanë përmbushur të gjitha kushtet për t’u pranuar në këtë marrëveshje”, deklaroi kryeministri i Holandës, Mark Rutte, nga Brukseli.
”Të dy vendet kanë bërë progrese të rëndësishme, por ende nuk i kanë përmbushur të gjitha kushtet për t’u përfshirë në Schengen. Megjithatë, dyert për ta mbeten të hapura”, deklaroi Rutte.
Rumania dhe Bullgaria u bënë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2007, por ndonëse antarë me të drejta të plota, të dy shtetet ballkanike gëzojnë vetën liberalizim vizash, por jo Schengen të mirëfilltë.
Një marrëveshje e liberalizimit të vizave, e nënshkruar në 2011-n edhe nga Shqipëria, i jep të drejtën qytetarëve të një shteti të lëvizin lirshëm në hapësirën Schengen për tre muaj nga data e hyrjes, por pa të drejtë punësimi apo studimi.