Forumi Kuq E Zi
Zanfina: Jam rritur me famën e Adelinës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Zanfina: Jam rritur me famën e Adelinës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Zanfina: Jam rritur me famën e Adelinës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Zanfina: Jam rritur me famën e Adelinës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Essi

Essi
Princeshe
Princeshe
Një rrëfim i veçantë, nga një personazh i veçantë. Zanfina Ismaili, këngëtarja e famshme kosovare rrëfen në këtë bisedë miqësore për suplementin, vitet e saj të gjimnazit.
Kujtimet dhe çapkënllëqet e bukuroshes së skenës, lidhja me motrat dhe lënda që ia nxiu jetën…

Kthehemi pas në kohë dhe kujtojmë pak fëmijërinë tuaj. Çfarë natyre keni qenë si fëmijë?
Kam qenë shumë më ndryshe nga ç’jam tani. Isha më agresive, nuk kisha dëshirë kur më përqafonin njerëzit që s’ishin familja ime dhe isha e pashoqërueshme. Ka aq shumë dallim mes karakterit tim të atëhershëm dhe të tashëm, saqë edhe vetë shpeshherë befasohem.
A ziheshit me motrat? Me Adelinën për shembull jeni zënë?

Kur isha e vogël zihesha dhe ato gjithmonë më toleronin shumë, sepse isha më e vogla dhe tërë fokusi ishte tek mua. Nganjëherë Emën dhe Adelinën i rrihja, por ato s’ma merrnin për të keq dhe nuk ma kthenin dorën. Adelina gjithmonë ka qenë shumë e kujdesshme me mua, më donte pa masë dhe kujdesej për mua, po aq sa nëna.
Po motra e vogël, Ema, e ka menduar ndonjëherë përfshirjen në muzikë?
Ema në realitet nuk është më e vogla, ajo është pas Adelinës. Më e vogla në shtëpi jam unë. Ema ka kryer ciklin e ulët dhe të mesëm për muzikë, por nuk ka dashur të merret me muzikën.
Çfarë mbani mend nga periudha e gjimnazit?
Pa dyshim, ka qenë koha më e mirë e jetës sime, kisha shumë argëtim dhe pak probleme. Në fakt atëherë, ngaqë isha adoleshente, nuk preokupohesha për asgjë. Tërë kohën isha me shoqet dhe kënaqeshim së bashku, mblidheshim dhe bisedonim, shikonim filma, dilnim, etj.
Cilat kanë qenë ëndrrat tuaja për të ardhmen (dikur) dhe, a i keni realizuar këto ëndrra?
Kanë qenë në përgjithësi në lidhje me karrierën, që tashmë e kam, dhe mendoj se kam arritur më shumë se ç’kam pasur atëherë dëshirë, sepse unë gjithmonë kam qenë modeste dhe reale në dëshirat e mia.
Ju kanë ngacmuar djemtë në atë kohë?
Më ngacmonin djemtë, por jo aq shumë, sepse nuk isha e interesuar të kisha të dashur, isha e interesuar të shoqërohesha dhe të rrija më së shumti me shoqet. Kam pasur edhe shokë dhe të gjithë ata më donin si motër. Jam tip i shoqërueshëm dhe nuk e mbaj veten si zemërthyese.
Kur e keni dhënë puthjen e parë?
Është pak [url=http://www.femina.al/lajme/personale/]personale
kjo, ju tregoj herën tjetër.

Çfarë notash merrnit zakonisht dhe cilën lëndë donit më shumë?
Kam qenë nxënëse e shkëlqyer gjithmonë. Lënda që doja më shumë ishte historia.
Po lënda e urryer? Keni marrë ndonjëherë 4?
(Qesh) Matematikën nuk e dija e nuk e kuptoja dhe fillova ta urrej shumë. Në matematikë gjithmonë kam pasur notën 2 apo 3, dhe gjithmonë kur kujtoj kohën e shkollës së mesme më kujtohet që thoja: Matematika ma shkatërroi jetën!
Keni qenë natyrë rebele?
Jo edhe aq. Edhe pse kisha disa momente kur edhe unë nuk e njihja veten, dhe çuditesha se si kur dikush nga klasa fillonte të na organizonte të iknim të gjithë nga ora e mësimit, unë i bashkëngjitesha me shumë vullnet.
Ç’[You must be registered and logged in to see this link.] keni pasur me mësuesit?
[You must be registered and logged in to see this link.] normale. Ndonjëherë profesoresha e kimisë më tërhiqte vërejtjen, sepse gjithmonë në orën e saj preferoja të flija gjumë dhe kështu ndodhte për javë me radhë, derisa vinte koha e fundit e semestrit dhe atëherë bëhesha vajzë e mirë dhe me shumë vëmendje në orë (qesh).
Po prindërit ju kanë bërtitur?
Jo, sepse nuk bëja probleme, nuk u kam dhënë motiv të jenë të ashpër me mua. Nuk kam qenë tip i tillë që ndjek party-t dhe ndërron të dashurit.
Kush ju pyeste në shtëpi për mësimet?
Më shumë mësoja me shoqet, pastaj ato më pyesnin mua, unë ato e kështu.
Adelina, si motra e madhe, ju ka ndihmuar?
Sa herë që i kam kërkuar ndihmë, ajo ka qenë aty për mua, për çfarëdo që të më nevojitej.
Adelina në kohën kur ju keni qenë gjimnaziste ka qenë e famshme. Si ndiheshe për këtë?
Ndihesha mirë edhe pse jo me ndonjë ndjesi të re apo të çuditshme, sepse unë kam qenë shumë e vogël kur ajo kishte famë dhe unë jam rritur me famën e saj e jam mësuar me këtë.
Je angazhuar në aktivitetet artistike të shkollës?
Kishte pak aktivitete në atë kohë, por për aq pak sa ka pasur angazhohesha.
I ruani sot shoqëritë e gjimnazit?
Disa po e disa jo. Më kanë humbur kontaktet me shumicën prej tyre.
Si e kujtoni vitin e katërt?
Viti i katërt ishte atëherë kur fillova të mendoj se sa shpejt kaluan vitet e bukura dhe të çmendura e më vinte keq pse rritemi aq shpejt, sa hap e mbyll sytë. Fillova të mendoj se në cilin fakultet dua të regjistrohem dhe nuk kam pushuar aspak. Menjëherë pas maturës kam vazhduar fakultetin si studente e rregullt.
Si e mbani mend mbrëmjen e maturës?
Në mbrëmjen e maturës kam shkuar me dy orë vonesë, sepse atë ditë unë dhe Adelina kishim koncert në stadiumin e Tetovës. Më ka ardhur shumë keq që kam shkuar e fundit dhe më kanë ikur disa momente shumë të mira, por ja që më është dashur të sakrifikoj diçka edhe atëherë për profesionin
[You must be registered and logged in to see this link.][/color]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
mpelqen me shum zanfina ssesa adelina njeher at trupin e ka yll

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons