Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë mbrëmë rreth mesnatës, pa asnjë marrëveshje, ndërsa vazhdimi i tij është paralajmëruar për sot në orën 8:30 minuta.
Shefi i ekipit serb në këto bisedime, Borisllav Stefanoviç, pas takimit të djeshëm, ka deklaruar për mediat se raundi i djeshëm i dialogut është zhvilluar në atmosferë të rëndë dhe se për këtë është përgjegjëse Prishtina.
“Prishtina është sjellë negativisht, me pozicione refuzuese, në disa momente iracionale. Ne po provojmë për një mënyrë racionale dhe konstruktive që të arrijmë deri të marrëveshja, duke qëndruar natyrisht në rezolutën 1244”, ka thënë Stefanoviç.
Ai ka pohuar gjithashtu që delegacioni i Beogradit edhe pas 16 orë bisedimesh është në gjendje të bëjë gjithçka në mënyrë që të arrihet deri te afrimi i qëndrimeve.
“Sot kemi arritur deri te afrime të pjesshme të qëndrimeve në kuptimin e definimit të fusnotës e cilat do të qëndrojë krahas emrit të Kosovës. Këtu ende është kundërshtia më e madhe”, ka thënë Stefanoviç.
Ai ka thënë se arritja e marrëveshjes në shkallë të madhe varet nga Prishtina nëse ajo e kupton që rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar në kuptimin e përmbushjes së kërkesave të tyre.
“Nesër na pret edhe një ditë bisedimesh, për të cilin të gjithë shpresojmë që nuk do të jetë e gjatë”, ka thënë, ndër të tjera, Stefanoviç.
Raundi me i ri i dialogut ka filluar të mërkurën, ka vazhduar të enjten ndërsa do të vazhdojë edhe sot. Nga përfundimet e këtij dialogu varet kryekëput nëse Serbia do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. / Kosovapress