Qindra të rinj liberalë janë puthur publikisht dhe në kolektiv në sheshin qendror të Modenas në Itali duke shprehur kështu indinjatën e tyre ndaj senatorit italian Carlo Giovanardi, që është shprehur kundër lidhjeve mes çifteve homoseksuale.
Qindra të rinj me prirje liberale morën pjesë në manifestimin e puthjeve publike dhe kolektive të organizuar nga të rinjtë demokratë, në sheshin Matteotti në qytetin e Modenas në Itali duke iu përgjigjur në këtë mënyrë deklaratave të senatorit Giovanardi.
Atmosfera në sheshin e Modenas u nxeh së tepërmi, dhe pjesë e demonstrimit u bënë tullumbacet e portokalltë, shitësit e rremë të limonit si dhe parrullat e lëshuara nga grupet rock.
Të parën puthje në shesh e dha Giuditta Pini, sekretarja e “Gd” në Modena, pas të cilës nisi edhe fushata e puthjeve kolektive në qytet.