Forumi Kuq E Zi
Shtrëngohen kreditë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shtrëngohen kreditë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Shtrëngohen kreditë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shtrëngohen kreditë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Shtrëngohen kreditë Empty Shtrëngohen kreditë 19/2/2012, 22:03

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Shtrëngohen kreditë Banka-krediTë marrësh një kredi aktualisht është edhe më e vështirë se sa muaj më parë. Madje Banka e Shqipërisë parashikon se kushtet e bankave për të dhënë para borxh të paktën deri në fund të marsit do të jenë edhe më të forta.

Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë për tre muajt e fundit të vitit 2011, marrja e kredisë ka qenë më vështirë për bizneset, vecanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Disi më lehtë është për individë, thotë banka. Duke analizuar edhe llojin kredisë, në vrojtim thuhet se standardet që duhen plotësuar për të marrë një kredi janë shtrënguar për bizneset që kërkojnë para për kapital qarkullues, ndërsa për qëllime investimi, kredia është më e lehtë.

Ndër faktorët kryesorë që i kanë bërë bankat e nivelit të dytë të jenë më të forta në kërkesat e tyre, sipas Bankës së Shqipërisë, është rritja e kredive me probleme dhe vështirësitë specifike të sektorëve të ekonomisë.

Megjithatë edhe situata e përgjithshme ekonomike vlerësohet nga Banka e Shqipërisë si një faktor i fortë që ka shtrënguar më shumë dhënien e kredive.

Sipas vrojtimit për individët situata është pak më mirë. Banka vëren se kushtet për marrjen e kredive pothuajse nuk kanë ndryshuar , por ka një rënie të kërkesës, sikundër ka ndodhur edhe me bizneset.

Por cfarë kushtesh janë ndryshuar? Banka e Shqipërisë verën se për të dhënë një kredi bankat kërkojnë më shumë kolateral si dhe kanë rritur marzhin për kreditë me risk. Përvec të tjerash bankat kanë rritur komisionet, ndërkohë që kanë ulur madhësinë e cdo kredie që lëvrojnë dhe madje kanë shkurtuar edhe afatet e shlyerjes së saj.

Banka e Shqipërisë parashikon se të paktën deri në fund të muajit mars, pritet që kushtet për të marrë një kredi të jenë më të forta vecanërisht për bizneset pa bërë dallim nëse kredia kërkohet për kapital qarkulluese apo për investime.

Më të ndëshkuara pritet të jenë bizneset vogla dhe të mesme. Ndërsa për individët Banka e Shqipërisë nuk parashikon që kushtet për të marrë një kredi të jenë më të forta.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons