[img]http://www.top-channel.tv/foto/lajme/dukagjin-3.jpgNjë ortek i përmasave të mëdha ka izoluat 45 fshatra në zonën e Skraparit. Orteku ka rënë në një zonë malore e njohur për fenomene të tilla për shkak të dëmtimit masiv të bimësisë në zonë për të nxjerrë mermer.
Një ditë më parë atje ishin mjetet e Shtabit të Emergjencës së Beratit që nën drejtimin e prefektit Bujar Hoxhaj nisën punën për hapjen e rrugës së bllokuar nga dëbora.
Rruga e hapur do shërbente për fshatrat Gjerbes, Potom, Çepan duke normalizuar lëvizjen në Qaf-Dëvrinë dhe drejtimin e rrugës për në Gradec.
Por rruga qendroi e hapur vetëm për disa orë. Një ortek i madh e bllokoi tërësisht
Moti i keq
“Pas borës, rrezik përmbytjet”
Emergjencat, 11 fluturime në zonat e bllokuara
Bulqizë, qarkullimi bëhet me zinxhirë
atë. Në vendin e goditur nga orteku ka shkuar edhe deputeti i zonës Fidel Ylli që më herët kishte kërkuar në parlament ndërhyrjen për hapjen e kalimit në këtë zonë të thellë të Skraparit.
Grupi që e shoqëronte ka udhëtuar në këmbë në zonën përtej rrugës së mbuluar nga dëbora për shkak të ortekut për t’u shpërndarë ndihma banorëve të zonës që kanë disa javë të izoluar.
Bllokohet rruga e komunës Lekas
Prefekti i Korçës, Andrea Mano deklaroi në një intervistë në Top Story se rruga drejt komunës Lekas në Korcë, e izoluar prej tre javësh më në fund ishte hapur.
Një ditë më pas në këtë rrugë nuk lëvizte asnjë mjet por vetëm këmbësore për shkak të dëborës që bllokon cdo lëvizje.
Të shtunën një autokolonë me mjete ushtarake me ndihma, e drejtuar nga vetë prefekti është nisur për në këtë komunë. Pas shumë peripecish gjysma e autokolonës ku ndodheshin edhe gazetarët e disa mediave përfshi edhe Top Channel ngelën në mes të rrugës dhe është kërkuar ndërhyrja me traktorë për të nxjerrë nga bllokimi mjetet e ushtarake.
Ndërsa vetë prefekti me autokolonën nuk ka mundur të kthehet të shtunën nga qendra e komunës Lekas duke vendosur të kalojë natën aty për të provuar rrugën e kthimit të dielën.
Në drejtim të banorëve të zonës së izoluar prej tre javësh janë nisur disa ndihma me ushqime dhe ilace, ndërkohë që vetë banorët emergjencat shëndetësore po i përballojnë duke udhëtuar në këmbë për orë të tëra.
Trashësia e dëborës në këtë zonë ka shkuar mbi 2 metër dhe në fshatrat e kësaj komune ka mbi 1 mijë banorë.
Kryetari i komunës kishte kërkuar ndihmë urgjente nga ana e Shtabit të Emergjencës për shkak se banorët ishin duke humbur edhe komunikimin telefonik dhe problemi më i madh po bëheshin emergjencat shëndetësore.
Banorët e zonës kanë mundur të mbijetojnë në izolim për shkak se cdo vit ata përgatiten për të kaluar situata të ngjashme.Dukagjini, tërësisht në izolim
Pavarësisht se ka katër ditë që nuk ka reshje dëborë, 9 komuna në Qarkun e Shkodrës me rreth 30 mijë banorë, vazhdojë të jenë totalisht të izoluar nga pjesa tjetër e vendit.
Banorët e këtyre komunave thonë se po përballen me mungesa të theksuara në ilaçe dhe ushqime. Zonat më problematike vazhdojë të mbeten në Komunat e Dukagjinit, të cilat siç raportohet nga kryetarët, nuk është dërguar ndihmë pavarësisht kërkesave të përsëritura nga banorët.
E vetmja ndihmë e dërguar në tre Komunat e Dukagjini kanë qenë vetem 40 pako në një kohë kur në gjithë Dukagjin janë rreth 800 familje të izoluara.
Sipas kryetarit të komunës Shalë, Balë Vuksani banorët e të gjitha fshatrave në Dukagjin kanë krijuar pista për uljen e helikoptereve, por asnjë helikopter nuk ulet për të dërguar ndihma në këtë komunë. Kryetari Komunës Shalë ka ngritur edhe një shqetësim tjetër atë të shembjes, deri më tani, të 22 banesave dhe dy shkollave, por për fat dëme në njerez nuk ka pasur.
Të izoluara totalisht janë komunat Shalë dhe Sosh në Dukagjin, përfshi komunat Shllak dhe Komunat Qafë-Mali, Fierëz, Iballë, Blerim, Qelez, Rrapë në rrethin e Pukës, ndërsa në Malësi të Madhe vazhdon të mbetet e izoluar zona e Vermoshit.
Nga zonat e izoluara në qarkun e Shkodrës pasditen e premtes pati një emergjencë, ku një familje nga komuna Temal, e izoluar nga bora dhe e ndodhur në një zonë të thellë larg komunës, ka lëshuar sinjalin SOS, pasi njerëzit ishin duke vdekur për bukë. E gjithë familja në fjalë është evakuuar, duke u transportuar me helikopter nga komuna Temal drejt Shkodrës.