Ka rezultuar një seancë stërvitore për Real Madridin ndeshja e javës së 24-t në Ligën BBVA.
Madrilenët e Mourinhos shkatërruan në Santiago Bernabeu 4-0 Racing Santander, duke i dhënë mundësinë vetes të mendojnë të qetë tashmë për ndeshjen e Champions me CSKA-në e Moskës mesjavën e ardhshme.
Golin e parë e shënoi Ronaldo, i cili shkon në kuotën e 121 golave me Realin, po aq sa Huanito, krenaria spanjolle që luajti për 10 vjet me madrilenët.
Benzema shënoi dy gola ndërkohë që tjetrin e shënoi Di Maria.
Me këtë fitore Real Madrid shkëputet 13 pikë nga Barcelona në krye të renditjes në pritje të ndeshjes që katalanasit do të luajnë të dielën në mbrëmje ndaj Valencias në Camp Nou.