Forumi Kuq E Zi
“Kosova, jo ajo për të cilën luftuam”  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“Kosova, jo ajo për të cilën luftuam”  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
“Kosova, jo ajo për të cilën luftuam”  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“Kosova, jo ajo për të cilën luftuam”  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Në përvjetorin e katërt të pavarësisë së Kosovës, familja e heroit kombëtar Adem Jashari, thyen heshtjen dhe neutralitetin të cilin e mbajti për gjithë këto vite ndaj zhvillimeve në Kosovë.

Gjërat sipas përfaqësuesve të familjes që sakrifikoi një brez të tërë, nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.

Murat Jashari, nipi i heroit kombëtar, kritikoi udhëheqjen politike në Kosovë duke kërkuar madje largimin e saj, pasi siç tha ai, “Kosova Sot” nuk është ajo për të cilën kanë dhënë jetën mijëra njerëz.

“Lind një pyetje, a është ky shteti për të cilin kanë sakrifikuar mijëra njerëz? Mendoj se lëmë disa pikëpyetje që

Duhet ndërruar kursi, pasi nëse vazhdohet në këtë drejtim, me këtë shtet dhe institucione, rrezikon të infektohet edhe brezi i ri. Nëse ligji nuk funksionon, atëherë funksionon anarkia

Murat Jashari
Nip i heroit kombëtar Adem Jashari duhet të kemi parasysh. Duhet ndërruar kursi, pasi nëse vazhdohet në këtë drejtim, me këtë shtet dhe institucione, rrezikon të infektohet edhe brezi i ri. Nëse ligji nuk funksionon, atëherë funksionon anarkia”, deklaron Murat Jashari.

Zhgënjimin e tij ai e ilustron me shembujt më të thjeshtë, si vështirësitë për të gjetur një vend pune, apo çmimin e lartë që duhet paguar për t’u kontrolluar në një klinikë private.

“Duhet të vijnë në udhëheqje njerëz që kanë motivin por edhe vizionin për të ardhur dhe ndryshuar gjendjen. Është një gjendje si në vitet ‘90. Ekonomia është në zero dhe mijëra njerëz janë të detyruar të largohen për shkak të shtypjes ekonomike dhe represionit serb. Shumë vetë po kërkojnë një mundësi për t’u larguar nga Kosova”, thotë Jashari i ri.

Emri i Murat Jasharit është lakuar në shumë raste si kandidat i mundshëm për president të Kosovës. Por a është i gatshëm ai të kandidojë për postin e kreut të shtetit në këtë kohë?

“Unë nuk kam vendosur po ose jo. E para sepse është problematike të lësh një post udhëheqësi në një institucion moral dhe të kalosh në një institucion ligjor”, shprehet nipi i luftëtarit legjendar.

Afro nëntë milionë njerëz e kanë vizituar kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz që nga pas lufta. Në përvjetorin e katërt të pavarësisë së Kosovës të tjerë njerëz vijnë për të nderuar heroin kombëtar Adem Jashari dhe anëtarët e familjes së tij.

“Unë si mërgimtar shoh gjëra të prapambetura që s’kanë ecur sa duhet. Bëj thirrje që të bëhet më shumë për Kosovën”, thotë Xhevat Shala, nga komuna Skënderaj.

Dera e familjes Jashari në këtë ditë është e hapur për të gjithë. Por nga politikanët të cilët bënë homazhe pranë kompleksit memorial, i vetmi që u kthye në odën e Jasharajve ishte kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.

Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi dhe lideri opozitar Isa Mustafa ndodheshin në Tiranë, presidentja Atifete Jahjaga në axhendë kishte vetëm dorëzimin e një kurore lulesh mbi varrin e Adem Jasharit.
Përvjetori i Pavarësisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons