Një fanse e pasarelave ka vdekur në hapje të javës së modës në Nevv York. Gruaja 95-vjeçare gjeti vdekjen gjatë sfilatës së Joanna Mastroiannit.
Viktima është Zelda Kaplan, 95 vjeçe e cila prej më shumë se 40 vjetësh ishte e pranishme në jetën sociale të Nevv Yorkut.
E moshuara ishte ulur në radhën e parë të pasarelës, kur është rrëzuar mes grave të publikut.
E padobishme ka qenë edhe ndihma e parë dhe nxitimi drejt spitalit, pasi gruaja ndërroi jetë sapo mbërriti. Por, diçka është e sigurtë, jeta e saj ishte e gjatë dhe mjaft e ngjeshur.
Ajo dilte tre herë në javë dhe qëndronte jashtë deri në tre të mëngjesit, duke mos refuzuar edhe ndonjë gotë shampanjë. Më pas, pushonte deri pas mesdite. Dëshironte të ishte e rrethuar me njerëz të rinj e të bukur dhe, madje, kishte blerë edhe një faqe të NY Times, të cilën e kishte titulluar ‘E moshuara e jetës së natës, më e dashur e Neë Yorkut’. Qyteti i një mijë e një dritave, vërtet që e ka humbur një person të dashur.