Forumi Kuq E Zi
Keqinformimi nga INSTAT çorienton publikun dhe biznesin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Keqinformimi nga INSTAT çorienton publikun dhe biznesin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Keqinformimi nga INSTAT çorienton publikun dhe biznesin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Keqinformimi nga INSTAT çorienton publikun dhe biznesin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Keqinformimi nga INSTAT çorienton publikun dhe biznesin Fasonet-300x216
Kushdo që është i interesuar të dijë se nga cilët produkte ka ardhur shtesa kryesore e eksporteve shqiptare nga viti 2009 në vitin 2011, i drejtohet informacionit për eksportin e mallrave kryesorë.

Ky informacion jepet në Buletinet Statistikorë Tremujore të INSTAT. I drejtohem publikimit më të fundit që mund të gjendet në faqen e internetit të këtij institucioni dhe rezulton, ai i tremujorit te II-2011 prezantuar nëpërmjet Tabelës nr.1 më poshtë. I shikon të dhënat e kësaj tabele apo dhe të tjera të këtij buletini dhe natyrshëm të lind pyetja: A mund të orientohet biznesi dhe publiku shqiptar me informimin kuturu të INSTAT, për mallrat kryesorë të eksportit ?

Sipas këtij buletini rezulton se në tremujorin e dytë eksporti i mallrave ishte 46 691 mln leke, ose vetëm sa 100.53 % e nivelit të eksportit në të njëjtën periudhe të një viti me parë, pra një shtesë vetëm prej 0.53 %. Ndërkohë në tremujorin e parë kjo shtese ishte 46.2 %, ndërsa mesatarisht për të gjithë vitin 22.6 %, pra një rritje jo e vogël.

Nga të dhënat e tabelës rezulton se për sa i përket eksporteve ka një luhatje të konsiderueshme, nga nje tremujor në tjetrin dhe nga një vit ne tjetrin.

Kjo shprehet edhe në faktin se nga viti 2006, në vitin 2010, ndërsa pesha specifike e eksporteve të grupit tekstile dhe këpucë është ulur me 20.2 pike përqindje, ai për grupin minerale, lëndë djegëse, energji elektrike është rritur me 20.4 pikë përqindje. Kjo situatë ka ndodhur kur në tërësi nuk ka një rritje te dukshme te kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, (TEC-i i Vlorës për vetë koston e lartë të prodhimit nuk është vënë në shfrytëzim, Ashta parashikohet të vihet sivjet në përdorim) apo zbulimi i vendburimeve të reja minerale apo lëndëve djegëse ka qenë i papërfillshëm.

Shtesa e eksportit ka ardhur si rezultat i rritjes së përdorimit të kapaciteteve prodhuese në këto degë, ose luhatjes se tyre sa për shkaqe natyrore (energji elektrike) aq dhe për atë të konjukturave ndërkombëtare. Si për paradoks për vitin 2011 kjo shtesë ka munguar në Kinë, (vitin e kaluar është vënë re një rënie e eksporteve në Kinë) por janë shtuar jo pak eksportet në Itali e pse jo dhe në Greqi.

Natyrshëm kushdo do të dijë , nga cilat produkte ka ardhur shtesa e eksporteve për vitet 2010, 2011? Të dhënat e Tabelës së INSTAT, zor se të orientojnë në këtë aspekt. Me sa duket, INSTAT i ka mbetur ora para viteve nëntëdhjetë, kur eksporti i duhanit zë një peshë të konsiderueshme në eksportin shqiptar. Tabela e ka emrin “Eksportet e mallrave kryesore”, por vetëm e tillë nuk është. 11 artikujt kryesorë përbëjnë vetëm 8.17 % të volumit të eksportit. Dhe ky nuk mund të jetë një informim i saktë apo i duhur por ka vetëm një emër: “informim kuturu”.

Edhe nëse kërkon buletinet e mëparshme statistikore tremujore ato nuk jepen në faqen e internetit të INSTAT. Kur del publikimi i fundit, hiqet publikimi paraardhës, pa prezantuar dhe të dhënat në trajtë kumulative. Edhe nëse i drejtohesh publikimit “Tregtia e Jashtme 2006-2010”, i cili është një publikim interesant dhe i dobishëm i mjaft treguesve në këtë fushë, nuk gjen dot eksportimin e produkteve kryesore në vite.

Por dhe me përdorimin e këtij publikimi duhet patur kujdes. Volumi i importit për vitin 2010, sipas INSTAT është 458 429 milion lekë, kur sipas doganave është 480 191 milion lekë. Kjo mospërputhje kaq e madhe shifrash flet për pasaktësi te këtij institucioni, lehtësisht e verifikueshme.



Për t’u orientuar sa më mirë dhe në këtë situatë kuturu, po i drejtohem, informacionit për eksportet dhe importet përkatëse sipas kapitujve kryesore të sistemit të harmonizuar. Nëse i referohesh kapitullit 25, që përmbledh grupartikujt, “Kripëra, sulfure, okside, gëlqere dhe çimento”, dalin disa informacione interesante. Në vitin 2009, eksportet në këtë kapitull, përbënin 21.3 % të importeve, në këtë kapitull. Ndërsa në fund të 10 mujorit ato përbenin 95.3 % të tyre, duke ndodhur dukuria e rritjes se eksporteve duke u ulur njëkohësisht importi. Rolin kryesorë ketu e ka çimento dhe investimet e huaja direkte në sektorin e çimentos.

E njëjta gjë ka ndodhur në thelb për kapitullin 72, “Hekur dhe çelik”, por edhe me një ndryshim. Nëse niveli i eksporteve në vitin 2009, ishte 4347.4 milionë lekë, në 10 mujorin e vitit 2011 rezultoi 22542.7 milionë lekë ose një shtesë prej 18195.3 milionë lekë. Për çudi, ky dhe këto produkte nuk renditen në eksportet kryesore. Veçoria kryesore e këtij grupi mallrash është se importi nuk ka rënie të ndjeshme, më tepër ka një stanjacion ose rritje të lehtë. Kështu mund të vazhdonin me rritjen galopante të eksportit të lëndëve djegëse- karburanteve, të cilat për vetë rëndësinë e tyre kërkojnë një analizë të posaçme.

Ajo që të bie në sy është se rritja e eksporteve të këtyre produkteve kryesore që realisht kanë përcaktuar rritjen e tij sidomos nga viti 2009-2011, kanë për burim investimet e huaja direkte.

Një dukuri tjetër është fakti se me gjithë rritjen jo të pakët të eksporteve prej rreth 94.2 miliardë lekë 191.3 % ose gati dyfishuar, në të njëjtën kohë, të ardhurat nga tatimet në vitin 2011, shënojnë një nivel më të ulët se ai ai i vitit 2008.



E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
ehhhh ke kon vu nkrye instat nrregull jenna

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons