Kjo është fotoja që e gjen sot në të gjitha mediat italiane… dhe jo vetëm. Bluja dhe roza e fustanit të Belen Rodriguez me të çarën e ekzagjeruar ka pushtuar postimet në Facebook dhe Tuiter, ndërsa shikuesit e Sanremos ishin gati të vinin bast nëse ajo mbante apo jo të brendshme.
Fustani i bukuroshes argjentinase me një të çarë që shkonte deri në rrëzë të këmbës së djathtë ka zbuluar tatuazhin e saj (një flutur), gjë që e ka vënë në siklet disa herë, por mesa duket jo aq sa ta detyronte të ndërrohej.
“Kam veshur të brendshme, por janë të veçanta”, iu përgjigj ajo “shigjetave” për veshjen e guximshme.
Disa vite më parë, Valeria Marini, e cila drejtonte Sanremon, u kritikua për një veshje të ngjashme, por duhet theksuar se në rastin e saj imagjinatës i ishte lënë më shumë vend.