Celine Dion është e habitur se si në botën e spektaklit droga dhe shumë vese të tjera pranohen pa të keq.
Këngëtarja kanadeze zbuloi se për të Whitney Houston ishte një “frymëzim i befasishëm” dhe për vdekjen e saj ia vuri fajin ilaçeve, drogës dhe alkoolit.
“Mendoj për Elvis Presley, Marilyn Monroe, Michael Jackson dhe Amy Whinehouse… është e njëjta histori gjithmonë. Humbasim njerëz që marrin pilula për tu ngjitur në skenë, pilula për tu zgjuar, pilula për të fjetur. Kjo gjë i jep fund ëndrrave, punës së madhe që është bërë dhe dashurisë”, theksoi këngëtarja në emisionin televiziv ‘Good Morning America’.
Celine Dion tha se është shumë e frikësuar nga veset e mësipërme: “Më zë paniku kur shoh se si vese të tilla pranohen mes artistëve, janë një gjë normale. Pikërisht për këtë unë mundohem t’i qëndroj sa më larg kësaj çmendurie.”