Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord të nënshkruajë një marrëveshje me Francën për të forcuar bashkëpunimin në zhvillimin e energjisë bërthamore civile.
Qeveria tha se përsërit angazhimin e Britanisë për energjinë bërthamore, si pjesë e një përzierje të energjisë të shumëllojshme.
Koalicioni thotë se marrëveshja do të krijojë një numër paktesh tregtare, në fushën e energjisë bërthamore, me vlerë më shumë se 500 milion pound dhe krijimin e 1500 vendeve të reja të punës në Mbretërinë e Bashkuar.
Mbrojtja do të jetë në rendin e ditës të kryeministrit Britanik, David Cameron dhe presidentit francez, Nicolas Sarkozy që do të mbajë një samit në Paris.
Gjithashtu pritet një lajmërim në lidhje me zhvillimin e përbashkët në të ardhmen të një avioni pa pilot.