Prokuroria e Hanoverit ka kërkuar heqjen e imunitetit të Presidentit të Republikës së Gjermanisë, Christian Ulf.
Mbi presidentin gjerman rëndojnë akuzat për shkëmbim favoresh, që kanë të bëjnë me kohën kur ai ka qenë presidenti i Landit të Saksonisë së Ulët.
Nga burimet e para skandali ka të bëjë me një favor të pranuar nga Ulf mbi kredinë e një shtëpie.
Tani do të jetë Parlamenti që të vendosë nëse ai mund të hetohet.
Presidenti, roli parësor i të cilit është që t’i shërbejë kombit si një autoritet moral, mohon cdo shkelje.
Ndërkohë që Ulf ka rreth dy muaj që gjendet në qendër të polemikave në Gjermani për një seri ngjarjesh të dyshimta gjatë aktiviteteve të tij të mëparshme në administratë.
Sipas analistëve sulmet mbi presidentin kanë të bëjnë me një goditje ndaj Kancelares Angela Merkel, e cila mbështeti Ulf të siguronte presidencën në një masë të gjërë në vitin 2010.