Rreziku i rritur nga infarkti lidhet me stresin, brejtjen e ndërgjegjes, fshehjen e ‘gjurmëve’ dhe depresionin e atyre që mashtrojnë partnerët bashkëshortor.
Edhe pse jeta e rregullt seksuale është shumë e dobishme për zemër, një studim i shkencëtarëve nga Universiteti i Firences në Itali ka treguar se kjo nuk mund të thuhet për meshkujt dhe femrat e martuara të cilët mashtrojnë partnerët e tyre bashkëshortorë.
Te ta rreziku nga infarkti është më i madh. Ndërsa, sa u përket faktorëve të tjerë që e rrisin rrezikun nga infarkti i zemrës, mund të themi se, në familjet e mëdha, ekziston një rrezik më i madh nga infeksioni me bakterin Helicobacter pylori, e cila rëndom nuk shkakton probleme shëndetësore në fëmijëri, por nëse nuk mjekohet, mund të çojë deri te inflamacioni i shumë organeve, duke përfshirë edhe zemrën.
Njerëzit që pinë më shumë se pesë gota çaj në ditë, janë më pak të rrezikuar nga infarkti, për 50%, krahasuar me ata që pinë më pak se tri gota ujë në ditë, ka treguar një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë.
Njëra ndër teoritë që e shpjegon një gjë të tillë, thotë se, si rezultat i dehidrimit, gjaku bëhet më i trashë, duke u ngjitur për enët e gjakut, prandaj mospirja e ujit është njësoj e rrezikshme dhe e dëmshme sikur pirja e duhanit.