Hulumtuesit kanë treguar që sharja në situata të caktuara me të vërtetë mund të ndihmojë, siç është përballimi me dhembjen dhe stresin.
Mendohet se sharja nxit në trup përgjigjen ndaj stresit dhe në këtë mënyrë i ndihmon trupit që të luftojë me krizën e krijuar.
Më së miri do të ishte kur sharjet do të ishin të rezervuara vetëm në situata të krizës, sepse efekti i tyre atëherë do të ishte më i madh.