Gjendje të vështirë të infrastrukturës së brendshme paraqesin shumë qendra shëndetësore në rrethin e Gjirokastrës.
Të paktën 5 të tilla sipas koordinatorit rajonal për këto qendra Bledar Ahmeti kanë nevojë për ndërhyrje emergjente. Qendra shëndetsore në qendër të komunës Cepo vetëm 12 km larg qytetit të Gjirokastrës ofron shërbime shëndetësore për rreth 4000 banorë të kësaj zone. Godina është e përfshirë nga lagështia dhe rrethuar nga ndotja.
Shpesh ndërprerjet e energjisë elektrike në shumë komuna janë bërë shkak për asgjësimin e shumë medikamenteve që duhet të ruhen në kushte frigoriferike, përfshi këtu vaksinat. Megjithatë Ahmeti thotë se stafi mjekësor është në gatishmëri dhe se të 19 qendrat shëndetësore kanë staf të plotë shëndetsor.
Qendrat shëndetësore ofrojnë shërbimin e urgjencës dhe kujdes shëndetësor parësor për më shumë se 80 mijë banorë të rrethit të Gjirokastrës. 122 nfermierë dhe 27 mjekë përbëjnë kontigjentin mjekësor që mbulon këtë rajon. Shumë prej tyre pohojnë se kushtet e insitutcioneve të shëndetit janë shumë të vështira, në shumë raste mjediset nuk ofrojnë as kushtet minimale për kryerjen e vizitave.