Në qarkun e Kukësit po bëhen gjithmonë e më të shpeshta emergjencat mjekësore.
Mbrëmjen e djeshme një grua 38-vjeçare e cila priste fëmijën e gjashtë të saj ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore dhe banorët e komunës Ujmish e kanë transportuar atë në një rrugë 20 kilometra të gjatë, të mbuluar mbi 1 metër e gjysmë me dëborë për në spitalin e Kukësit.
Pas 7 orë udhëtimi deri në fshatin Kolesian ka dalë një kamion i forcave ushtarake që ka transportuar më pas nënën e re për në spital.
Zona e Kukësit është mbuluar nga dëbora dhe rrugët rurale janë pothuajse që të gjitha të bllokuara. Me qindra familje raportohet ndërkohë se u kanë përfunduar rezervat ushqimore.