Komisioni Europian mirëpriti miratimin e masave të reja të kursimit nga Parlamenti Grek, të vendosura si kusht për marrjen e një kredie të re prej 130 miliardë eurosh, që do të shmangë falimentimin e shtetit.
Komisioneri për Ekonominë, Olli Rehn, i kërkoi zyrtarëve helenë që tashmë të “zbatojnë tërësisht reformat”, të cilat i konsideroi si zgjidhjen e vetme për të garantuar një të ardhme të sigurt për popullin e vendit ballkanik.
Megjithatë, masat që sjellin ulje të reja të pagave e pensioneve, e shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës, përballen për të dytën ditë me protesta të ashpra në kryeqytetin Athinë, ku disa ndërtesa janë vënë në flakë.
Gjithashtu, efektivë të policisë dhe protestues janë shoqëruar në spitale, për shkak të goditjes me gurë dhe sende të tjera të forta, në betejën urbane që ka përfshirë sheshin përpara Parlamentit dhe rrugë të tjera kryesore.
Pavarësisht kësaj gjendje të rënduar në vend, kryeministri Papadhimos ka rikonfirmuar mbajtjen e zgjedhjeve të përgjitshme në muajin prill.
Greqia po përpiqet të sigurojë një kredi prej 130 miliardë eurosh nga Bashkimi Europian dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar, për të shmangur falimentimin.
Marrëveshja, e cila nuk është finalizuar ende, do të fshijë gjysmën e borxheve aktuale të Greqisë, por vendi duhet të realizojë disa reforma të reja kursimi, në të njëjtën kohë që të japë garanci të qarta për vazhdimin e kësaj rruge, pavarësisht zgjedhjeve të muajit prill.