Forumi Kuq E Zi
Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen KRESHNIKU-PERGJIGJET

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, lajmëroi për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga detyra që mban, në një konferencë për shtyp mëngjesin e së premtes.

Spahiu argumentoi vendimin e tij me pamundësinë e një gjykimi të paanshëm nga Gjykata Kushtetuese për padinë që ai ka ngritur kundër mazhorancës, në lidhje me procedurën e nisur prej tyre për shkarkimin e tij nga detyra për shkelje të supozuara të mandatit të marrë në 2008-n.

Procedura është konsideruar që në fillim si e paligjshme nga ana e Spahiut dhe si një shkelje e qartë e pavarësisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, parashikuar

Kam vendosur të largohem nga detyra e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të lënë Gjykatën Kushtetuese që të vendosë në lidhje me akuzat që kërkojnë të njollosin emrin tim

Kreshnik Spahiu
në Kushtetutën e Shqipërisë.

“Kam vendosur të largohem nga detyra e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të lënë Gjykatën Kushtetuese që të vendosë në lidhje me akuzat që kërkojnë të njollosin emrin tim. Megjithatë, dua të bëj të qartë që nuk do të rikthehem në këtë rol edhe në rast Gjykata do të vendosë në favorin tim”, u shpreh Spahiu.

Në fjalën e tij të shkurtër, Spahiu evidentoi një “betejë të vazhdueshme”, e nisur tre vjet e gjysmë më parë, e institucionit të KLD-së për ruajtjen e pavarësisë dhe rolit të arbitrit, përballë presioneve të vazhdueshme të politikës dhe Parlamentit.

”Pavarësia e drejtësisë, si një çështje thelbësore për të ardhmen e vendit, është shndërruar në luftën time personale dhe do të vazhdoj të luftoj për të edhe larg detyrës si nënkryetar i KLD-së”, theksoi Spahiu.

Në fund të fjalës së tij, gjithashtu lideri i Aleancës Kuqezi, falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët për ndihmën e dhënë në “këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë”, në krye të KLD-së.

Alibeaj: Komisioni hetimor vijon punën

Kryetari i Komisionit për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj deklaroi në mbledhjen e së premtes, se dorëheqja e numrit dy të KLD-së bëhet zyrtare kur të mbërrijë në kuvend shkresa.

"Deri në mbërritjen e shkresës për Spahiun, komisioni hetimor do të vijojë punën e tij", tha Alibeaj. Sipas tij, Komisioni do të përgatisë kallëzim penal për refuzim të kërkesës për informacion.

KLD, Topi: Së shpejti nënkryetari i ri

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka refuzuar ta komentojë dorëheqjen e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

Megjithatë, kreu i shtetit dhe njëkohësisht numri një i KLD-së ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë emërimin e ri për zëvendësimin e kryetarit të Aleancës Kuqezi.

“Në mbledhjen më të afërt të KLD-së do propozoj emrin e nënkryetarit të ri. Institucionet nuk mund të mbeten vakante, prandaj emërimi do të bëhet sa më shpejt”, ka deklaruar Topi.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons