Forumi Kuq E Zi
Strasburgu i jep Alimuçajt 8 mijë euro dëmshpërblim Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Strasburgu i jep Alimuçajt 8 mijë euro dëmshpërblim Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Strasburgu i jep Alimuçajt 8 mijë euro dëmshpërblim Phpimage
TIRANË- Gjykata e Strasburgut ka detyruar shtetin shqiptar ti paguajë ish-presidentit të kompanisë “Vefa Holding”, Vehbi Alimuçaj, shumën e tetë mijë eurove në formë dëmshpërblimi për shkeljet ligjore në dosjen e tij. Edhe pse Alimuçaj kishte kërkuar rreth 110 mijë euro, gjykata ka vendosur dëmshpërblim më të vogël.

Vendimi u publikua dje pas një procesi të gjatë që ka nisur disa vite më parë. Ish-bosi i “Vefa”-s u ankua për trajtim mjekësor të papërshtatshëm gjatë kohës së tij në burg, duke u mbështetur në Nenin 2 (e drejta për jetën) dhe 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor e degradues) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Alimuçaj u ankua gjithashtu për paligjshmërinë dhe kohëzgjatjen e pajustifikuar të qëndrimit të tij në paraburgim, si edhe për padrejtësinë e procedimeve penale kundër tij.

Përveç këtyre pretendimeve, Alimuçaj u ankua edhe për mungesën e ligjeve të sakta për krimin që e akuzonin, si edhe për gradën e dënimit të marrë mbështetur mbi ato ligje. Për të gjitha këto pretendime, Vehbi Alimuçaj kërkoi që shteti shqiptar t’i paguajë 5,9 milionë lek për dëmin financiar të pësuar nga trajtimi i tij mjekësor dhe 9,5 milionë lek për dëmin jofinanciar si kompensim për paligjshmërinë e mbajtjes në paraburgim dhe burgosjes së tij.

Gjykata e Strasburgut shpalli si të papranueshme pretendimet e Alimuçës për disa nga shkeljet. E vetmja shkelje e gjetur nga trupa europiane e gjyqtarëve lidhej me një pjesë të Nenit 7, pra se Vehbi Alimuçës i ishte dhënë një dënim me burg më i rëndë nga sa parashikonte ligji i atëhershëm.

Duke mos gjetur asnjë lidhje shkak-pasojë midis shkeljeve të pretenduara nga aplikuesi dhe dëmit financiar të pësuar nga trajtimi mjekësor, GJEDNJ-ja e konsideroi të arsyeshme të akordonte vetëm 8000 euro si kompensim për dëmin jofinanciar të pësuar nga ish-pronari i “Vefa”-s. Strasburgu vendosi gjithashtu që Alimuçës të mos i kompensohen nga shteti shqiptar as kostot dhe shpenzimet gjyqësore të hasura prej tij deri tani.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons