Një mjek në Sarandë është vënë në pranga me akuzën e mitmarrjes. Me anë të operacionit të koduar “Invalidi” u arrestua në flagrancë Jani Qirjaqi, 65 vjeç, , me profesion Mjek Reumatolog në Spitalin e Sarandës.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka marrë shumën prej 25 mijë lekë të reja shtetasit B. D., në këmbim të dhënies së raportit mjekësor të invaliditetit KEMP, babait të tij.
Nga provat e grumbulluara nga strukturat e policisë ka rezultuar se ky shtetas këtë praktikë kriminale e ka ndjekur edhe në disa raste të tjera të mëparshme.