Përpara aplikantëve të Akademisë së Partisë Socialiste, kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur një fjalë të gjatë në bazë të të cilës ishte nevoja apo domosdoshmëria që politika shqiptare ka për të marrë frymë nga idetë dhe dëshirat e të rinjve.
Përmes të rinjve – tha zoti Rama - duhet të promovohet politika e re e të drejtave dhe meritave të barabarta, e cila është plotësisht e mundur.
“Sepse nuk është e mundur më një Shqipëri ku kush fiton më pak paguan më shumë dhe kush fiton më shumë paguan më pak. Po, një Shqipëri ku kultivimi i qytetarisë europiane të kalojë përmes një jete normale ekonomike, sociale e kulturore për brezin më të ri është e
Një Shqipëri ku kultivimi i qytetarisë europiane të kalojë përmes një jete normale ekonomike, sociale e kulturore për brezin më të ri është e mundur
Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste mundur. Sepse nuk është e mundur më një Shqipëri me 1 milionë të papunë, e zhytur në krim e korrupsion, e gjunjëzuar nga dhuna e injorancës dhe e trembur nga pasiguria e së nesërmes”, deklaroi Rama.
E kjo sipas Edi Ramës, është e mundur duke i dhënë udhë një qeverisjeje të vërtetë demokratike të bazuar tek njerëzit e thjeshtë dhe nevojat e tyre.
“Sepse nuk është e mundur më një Shqipëri ku askush nuk e fiton dot një vend pune nëse nuk e ka një lidhje gjaku, tribe apo leku me ata që sundojnë, ndërkohë që askush nuk del dot i lirë as më vete në rrugën e sipërmarrjes pa marrë në sy muret e monopoleve që lartësohen përditë apo postoblloqet e klientelave të pushtetit që pushtojnë përditë territoret e iniciativës së lirë”, theksoi Rama, i cili u shpreh i bindur se ndryshimi është i mundur.
“Kjo pamje mund të ndryshojë. Politika mund ta ndryshojë këtë pamje të gjërave. Ju mund ta ndryshoni politikën dhe ta bëni të aftë ta ndryshojë pamjen e vet, e bashkë me të edhe pamjen e gjërave”, shtoi Rama duke u folur të rinjve.