Instituti i historise dhe statistikave te futbollit publikon klasifikimin e klubit me te mire te globit per periudhen Mars 2011-Shkurt 2012.
Barcelona dominon edhe ne renditjen e institucionit prestigjioz, qe cdo vit e me shume gjen hapesira te medha ne mediat sportive boterore.
Katalanasit udheheqin me 369 pike, te ndjekur nga Real Madrid me 292 dhe Velez Sarsfield, Manchester United e Manchester City. Ne dhjeteshen e pare ndodhen edhe tre skuadra te tjera jo evropiane.
Universidad de Chile gjendet ne pozicionin e gjashte, Santos i teti dhe Club Libertad Asuncion ne vendin e dhjete. Bie ne sy pozicioni i dobet i Milanit qe pas fitores se kampionatit, renditet ne vendin e 19 te klasifikimit.