Kylie Minogue ka lajmëruar policinë mbi disa kërcënime që i janë bërë nga një ndjekës i saj në Twitter. Këngëtarja australiane, e cila banon shumicën e kohës në Londër (Angli), ka shkruar për këtë edhe në profilin e saj në këtë rrjet social.
“I dua të gjithë 1.033.861 ndjekësit e mi, por një nga këta është i çmendur dhe po më kërcënon. Kjo gjë nuk të bën të veçantë. Policia është lajmëruar”, ka shkruar Minogue.
Karriera e Kylie Minogue ka filluar në vitin 1988 dhe gjatë gjithë këtyre viteve muzika e saj ka evoluar duke u bërë më e rafinuar. Hitet e saj më të njohura janë 'Can't get you out of my head' apo 'I should be so lucky'.
Këngëtarja në vitin 2005 u diagnostikua me kancer në gji. Kjo gjë e detyroi të operohej dhe t’i nënshtrohej seancave të kimioterapisë për të kaluar plotësisht sëmundjen.