Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile u mblodh për herë të parë për të diskutuar dhe njoftuar planet e veprimit të disa ministrive në përballimin e situatës së rënduar të shkaktuar në disa zona të vendit nga moti i keq, kryesisht në veri dhe jug-lindje.
Komiteti drejtohet nga Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe ka në përbërje Ministrinë e Shëndetësisë, Arsimit, Bujqësisë, Mbrojtjes, Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Rrugëve etj.
Në fjalën e mbajtur, ministri Bujar Nishani ndau detyrat dhe objektivat për secilin dikaster dhe institucion për përballimin e situatës. Përparësi mbetet hapja e rrugëve dhe shpërndarja e ndihmave mjekësore dhe ushqimore në zonat e
Moti i keq
I ftohti, regjistrohet viktima e parë në Tiranë
Bora, vështirësi në shumë akse rrugore
Dimri i ashpër, emergjencë në Maqedoni
izoluara nga dëbora. Ministri i Brendshëm tha se për këtë do të shfrytëzohen edhe helikopterët, ndërsa shtoi se në hapjen e rrugëve ushtria do të ndërhyjë me pesë mjetë borëpastruese që do të dërgohen në zonat që kanë më shumë nevojë.
Një tjetër problematikë në këtë kohë me temperatura minimale mbetet furnizimi me energji elektrike. Për këtë, Ministri i Brendshëm, në statusin e udhëheqësit të Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile, i kërkoi Operatorit të Sistemit të Transmetimit, OST që në bashkëpunim me CEZ të garantojë furnizimin maksimal me energji për qytetarët.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili foli për masat që ka marrë ky dikastër për të përballuar gjendjen e emergjencës në veri dhe jug-lindje. Ai tha se është dërguar personel mjekësor në zonat e izoluara dhe se në bashkëpunim me pushtetin lokal po u vihet në ndihmë qytetarëve duke ofruar ndihmë mjekësore jo vetëm në ambientet spitalore, por edhe në ambiente të tjera në varësi të rrethanave të krijuara.
Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile u ngrit pas urdhërit të kryeministrit Berisha për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq në vend, që u ka marrë jetën të paktën 2 personave deri më tani, një në Dukagjin të Shkodrës dhe një në Korcë.