Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës janë parë të takohen sot në zonën e ish-bllokur në kryeqytet. Aleksandër Arvizu dhe Lulzim Basha, janë takuar pas përfundimit të vizitës së këtij të fundit në Uashington.
Vizitë e cila fillimisht u “shit” si mjaft e rëndësishme rezultoi në fakt të ishte edhe një vizitë pa ftesë zyrtare nga ana e kryebashkiakut të Uashingtonit.
Në njoftimet e bashkisë së Tiranës është bërë e ditur se në takimet e Bashës është diskutuar për thithjen e investitorëve.
Arvizu në një intervistë dhënë gjatë kohës kur Basha ndodhej në SHBA u shpreh se “Pres me kënaqësi të flas me të kur të kthehet e të dëgjoj direkt prej tij disa nga përshtypjet nga vizita në Shtetet e Bashkuara”