Kuvendi Civil është grupimi i parë politik i cili kërkon me forcë nxjerrjen e vendit nga bataku që ka rënë këto 20 vitet e fundit. Në një takim me anëtarët e kuvendit Civil, kryetari Dritan Broka shprehu qartë nismën se dalja e vendit nga kjo situatë është revolucioni, ku nevojitet një ndryshim i thellë i gjithë shoqërisë për të ndryshuar kursin qeverisës.
Kuvendi Civil sheh çdo ditë e më tepër degradimin e Shqipërisë dhe për këtë kreu i Kuvendit Civil shpalosi nismën e një revolucioni mbarëkombëtar që do të realizohet në dy rrugë. Së pari duke bërë barrikadë njerëzore për të ndaluar keqqeverisjes, si dhe kundërshtim dhe mos zbatim të nismave ligjore antikombëtare, nenet apo dhe vendimet e padrejta në dëm të shoqërisë, dhe duke bërë një pakt me qytetarët ku çdo individë të jetë një hartues i një plani qeverisës për zhvillimin e Shqipërisë.
Kreu i Kuvendit Civil, Dritan Broka është shprehur se Kuvendi Civil do të jap ndihmesën kryesore për mbledhjen e firmave për referendumin kundër importit të mbetjeve, duke filluar dita e nesërme. Po ashtu, gjatë ditës së nesërme në orën 12:00 anëtarë të Kuvendit Civil do të organizojnë një protestë paqësore përpara Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.