Në nisje të përhapjes së lajmit se çifti Depp-Paradis ishin ndarë, francezja u përpoq të tregohej e matur me deklaratat publike, madje duke mohuar edhe divorcin. Por këtë ka mundur ta bëjë për vetëm pak javë.
Tanimë Vanessa Paradis ka folur me bindje se partneri i saj, Johnny Depp, e ka tradhtuar atë me aktoren Angelina Jolie gjatë xhirimeve të filmit “The Tourist”.
Një deklaratë tepër e fortë kjo duke mbajtur parasysh faktin se nga ana tjetër, Jolie ka një raport me aktorin Brad Pitt, raport i cili nuk është në krizë aspak.
Depp dhe Paradis sapo i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 14-vjeçare, dhe përgjatë këtyre kohëve askush prej tyre nuk ka shpjeguar arsyet e kësaj ndarjeje, ndaj edhe vijon të mbetet ende në temë e nxehtë e spekulimeve mediatike. Por ish-partnerja e tij duket se nuk e ka duruar më periudhën e heshtjes dhe ka nisur vetë të flasë për tradhëtitë e mundshme të ish-partnerit të saj.
Në kohën kur u publikua ky lajm, u tha se arsyeja e ndarjes ishte një raport i aktorit hollivudian me aktoren Eva Green, me të cilën ka punuar në filmin “Dark Shadows”.
Ndërkaq, thashethemet më të reja thonë se Depp e ka tradhtuar nënën e dy fëmijëve të tij me Angelina Jolien gjatë xhirimeve të “The Tourist”. Është vet Paradis autore e kësaj deklarate të tradhëtisë së ish-partnerit të saj me Jolie, raportojnë mediat.
Një burim mësohet të ketë deklaruar se mes partnerëve gjithçka filloi të shkonte mbrapsht gjatë xhirimeve të filmit ‘The Tourist’ në shkurtin e vitit të kaluar. Paradis mësohet të ketë pohuar se ajo ishte e bindur që kjo ka ndodhur për shkak se partneri i saj e ka tradhtuar me aktoren Angelina Jolien dhe ka qenë xhelozia e Paradis ajo që ka çuar në një acarim të pandreqshëm të raportit të tyre deri në dështimin e bërë publik të pak javëve më parë.
Se çdo të ndodhë pas kësaj deklarate të Paradis, pakkush mund ta parashikojë, por me gjasë do të ketë reagime nga zyra e shtypit apo vet aktorja Jolie, ndërsa Depp parashikohet të heshtë, siç ka bërë përherë kur është folur për jetën e tij private.