Protagonisti kryesor i serialit Harry Potter, Daniel Redcliffe, është shndërruar në mbeshtëtesin më të fundit të laburistëve, partisë më të madhe opozitare në Britaninë e Madhe.
Përfshirja e tij në politikë nuk është diçka e re, por djaloshi që interpreton heroin e botës së magjive kishte mbështetur më parë liberal-demokratët e Nick Clegg.
Megjithatë, Radcliffe argumentoi vendimin e tij duke thënë se “Clegg kishte humbur besueshmëri dhe se Ed Miliband, udhëheqësi i laburistëve, është personi i vetëm i mbetur që përfaqëson të majtën e vërtetë”.
Deklaratën e tij, “Harry Potter” e bëri gjatë një interviste, në revistën rozë “Attitude”.