Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi se Autoriteti Palestinez duhet të zgjedhë midis një traktati me Hamasin, “ose paqes me Izraelin”.
Ai foli disa orë pasi Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se ai do të kryesojë një qeveri të unitetit midis Hamasit dhe Fatahut, përpara zgjedhjeve në Bregun Perëndimor dhe Gaza.
“Hamasi dhe paqja nuk do të ecin dorë për dore”, tha zoti Netanyahu. “Hamasi është një organizatë terroriste dhe ka për qëllim shkatërrimin e Izraelit”, shtoi ai.
Izraeli, muajin e kaluar dhe Autoriteti Palestinez zhvilluan bisedime e tyre të para pas më shumë se një viti, pa bërë ndonjë përparim të dukshëm.
Sipas reporterit të BBC-së në Ramallah, Abbas po shtyn përpara, përballë oponencës së Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara duke treguar zhgënjimin e tij me mungesën e progresit në bisedimet e ndërmjetësuara nga amerikanët.