Përgjimet e disa personave që hetoheshin për ndikim ndaj një anëtari të Gjykatës së Lartë, jane dekonspiruar ndërsa ata përpiqeshin të korruptonin trupën gjykuese në favor të një të dënuari për vrasje.
Edhe pse nuk e kane arritur qellimin, pergjimet kane zbuluar edhe faktin se ata kishin mesuar per vendimin dy dite para se ai te shpallej.
Sipas nje njoftimi per shtyp te Prokurorise se Pergjithshme ka nisur ceshtja ne ngarkim te Agron Lumeshit, Enard Lushakajt dhe Renato Mellarajt pasi nga pergjimet telefonike, rezulton te jene perpjekur te ndikojne ndaj trupit gjykues per lirimin nga burgu të shtetasit Vilson Mellaraj, i dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e Dorjan Sules ne vitin 1999, ne Athine dhe plagosjen e nje shtetasi tjeter.
Vendimi per te ishte dhene nga gjykata e Apelit ne Durres. Por Sipas pergjimeve rezulton se, shtetasit Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, jane interesuar per te mbledhur para tek te afermit e tyre per te paguar dhe per te zgjidhur cështjen në favor të të dënuarit në Gjykatën e Lartë. Por sipas pergjimeve njeriu qe premtonte zgjidhjen e çështjes në Gjykatën e Lartë ishte shtetasi Agron Lumeshi, i cili është i afërm i nje prej anetareve te trupit gjykues, zotit Gani Dizdari. Por Gjykata e Larte ne vendimin e saj e hodhi poshte rekursin e bere nga vrasesi, duke lene ne fuqi denimin me 20 vjet burg per te. Por nga hetimet dhe pergjimet rezulton se, te afermit e te denuarit jane vene ne dijeni te vendimit dy dite perpara se ai te jepej.
Ndersa i kishte vene ne pergjim, policia ka mesuar se ata dinin edhe qe jane ne pergjim edhe se cfare vendimi do te jepej.