Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Aleks Nikës, protestuesit të katërt të vrarë në 21 janar, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shkruan në rrjetin social Twitter se drejtësia për 21 janarin është jetike për shtetin e të drejtës dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Ndëshkimi i fajtorëve, themelor për Bashkimin Europian”, shkruan kreu i PS-së.
Zoti Rama shkruan se ka vizituar sot familjen e Aleks Nikës, të afërmit e të cilit presin drejtësi.
“Ecuria e hetimit është një lehtësim për shpirtin e tyre”, thekson kryetari i Partisë Socialiste.