Akset kombëtare vijojnë të jenë të kalueshëm vetëm me zinxhirë në pjesën më të madhe të vendit.
Ndërkohë në zonat veriore dhe verilindore të vendit shumë rrugë rurale janë të pakalueshme. Sipas një njoftimi për shtyp të Policisë së Shtetit, për situatën në vend raportohen të pakalueshëm akset Bajram-Curri drejt Qafë Morinës, Fierzës, Krumës, aksi Krumë-Qafë Prush, Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës.
Qarku Kukës
1. aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri –
Moti i keq
Shqipëria ngrin javën e ardhshme
Shi dhe borë në të gjithë vendin
Gjirokastër, zhbllokohen akset kombetare
Qafë Morinë i pakalueshëm,
4. aksi B.Curri – Fierz i pakalueshëm,
5. aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6. aksi Krumë – B. Curri i pakalueshëm,
7. aksi Krum – Qaf Prushi i pakalueshëm,
8. aksi Kukës - Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
9. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,
10. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Ndërkohë që në qarkun e Dibrës janë të pakalueshëm akset nga Peshkopia- Sllovë- Kala e Dodës , Osten Steblevë – Librazhd dhe segmenti Arras-Lurë.
Qarku Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Ostren - Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.
Drejtori i Drejtorisë Operacionale pranë Shtabit të Emergjencave, Xhaferr Seiti, u bën apel drejtuesve të automjeteve që në zonat e prekura nga dëbora të përdorin zinxhirë
“Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, por në segmente të veçanta duhen zinxhirët dhe u bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve t’i përdorin sepse ka shtresa akulli nga temperaturat shumë të ulta të këtyre ditëve”, shprehet Seiti.
Në qarkun Shkodër kalohen me zinxhirë aksi Shkodër-Koman, Koplik-Hani i Hotit, ndërsa janë të pakalueshëm Fushë-Arrëz-Qafë-Mali – Qafë Shllak, Fushë Arrëz-Gjegjan-Shpal, Qafë Mali- Dardhë–Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë
1. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
4. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i pakalueshëm, pasi ka rënë ortek, po punohet për pastrimin e tij,
5. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm pa probleme,
6. akset Koplik – Razëm i kalueshëm me zinxhirë,
7. aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
8. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
9. aksi Qafë Mali – Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
10. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Zoti seiti pohon se janë të bllokuara nga dëbora 39 komuna: “Më problematik është qarku i Shkodrës me 12 komuna, qarku i Dibrës me 7 komuna, në Korçë kemi 1 komunë dhe 2 komuna në qarkun e Elbasanit.”