Çdokush me çdo përvojë në çift, e di se ka disa gjëra në marrëdhënien mes burrit dhe gruas, të cilat janë në gjendje të hedhin në erë edhe durimin e partnerit më gjakftohtë. Shpesh këto aspekte të vogla të jetës së përditshme, bëjnë të kalohet në acarime të vërteta edhe emocionale.
Pikërisht, defektet kryesore të meshkujve janë marrë në konsideratë dhe publikuar në një artikull të veçantë nga Allan dhe Barbara, të njohur si best-seller për botimin “Pse burrat gënjejnë dhe gratë qajnë?”.
Të dy shkrimtarët e njohur amerikanë, ndër të tjera, nuk kursejnë këshillat që njëri partner të paktën, e në këtë rast meshkujt, të bëjnë përpjekje për t’u bërë më pak të padurueshëm për partneret…
Listimi
1. Japin vazhdimisht këshilla dhe urdhra nëpër shtëpi
2. Dërdëllisin gjithë kohën, në vazhdimësi
3. Nuk kërkojnë kurrë informacion nga gratë, bëjnë sikur i dinë të gjitha vetë. Edhe kur kanë humbur rrugën
4. E kthejnë banjën në një ferr të vërtetë, bëjnë rrëmujë
5. Urrejnë të bëjnë pazarin, pale punët e shtëpisë
6. Kanë zakone të pakëndshme, si pështytja etj.
7. Thonë fjalë të pista, shajnë vazhdimisht