Autoritetet italiane vazhdojnë hetimet mbi skandalin e fundit të basteve që ka përfshirë futbollin vendas.
Edhe dy persona të tjerë kanë përfunduar në pranga pas hetimeve të mëtejshme që cuan në zbardhjen e disa provave dhe dëshmive të reja që i identifikonin ata si lojtarë kyc në bastet e paligjshme.
Bëhet fjalë për portierin e Piacencës, Mario Cassano dhe Angelo Iacovelli, pjesë e stafit mjekësor po të njëjtën skuadër. Sipas dëshmive, dy të ndaluarit dyshohet se kanë organizuar manipulimin e 8 ndeshjeve në total, katër në Serinë A dhe katër në Serinë B. Gjithnjë sipas dëshmive, ata përfitonin nga 20 mijë euro për cdo ndeshje ku rezultati ishte i fiksuar.
Gjithcka u zbardh pas dëshmisë së Masiello-s dhe Gervasonit, dy ndër të ndaluarit për skandalin e basteve, para prokurorisë së Kremonës që po kryen hetimet në fjalë.
“Më ofruan para për ndeshjen Bari-Roma”, ka pohuar para prokurorit Masiello aktualisht lojtar i Atalantës që në kohën kur është bërë pazari i ndeshjes luante për Barin. Ndërkohë që Gervasoni sqaroi:
“Për ndeshjen Siena-Piacenza, unë, Cassano dhe Catinali morëm nga 20 mijë euro për kokë”, dëshmoi ai.
Ndeshjet e dyshuara si të trukuara janë këto: Napoli-Sampdoria e 30 janarit 2011 (Seria A, Napoli fitoi 4-0), Breshia-Bari e 6 shkurtit 2011 (Seria A, Breshia fitoi 2-0), Breshia-Lece e 27 shkurtit 2011 (Seria A, e përfunduar në barazim 2-2), Breshia-Mantova e 2 prillit 2010 (Seria B, Breshia fitoi 1-0), Citadella-Mantova e 24 prillit 2010 (Seria B, Citadella fitoi 6-0), Ancona-Groseto e 30 prillit 2010 (Seria B, e përfunduar në barazim 1-1), Groseto-Rexhina, 23 maj 2010 (Seria B, përfundoi 2-2), Empoli-Groseto e 30 majit 2010 (Seria B, rezultati 2-2)Padova-Mantova e 11 tetorit 2009 (Seria B, rezultati 3-0), Groseto-Mantova e 15 marsit 2010 (Seria B, rezultati 1-1), Salernitana-Mantova e 1 majit 2010 (Seria B, rezultati 1-3). Këtyre ndeshjeve u shtohen edhe 8 ndeshjet e zbardhura së fundmi: Siena-Piacenca e 19 shkurtit 2011 (Seria B, rezultati 2-3), Atalanta-Piacenca e 19 marsit 2011 (Seria B, rezultati 3-0), Piacenca-Peskara e 9 prillit 2011 (Seria B, rezultati 0-2), Novara-Askoli e 2 prillit 2011 (Seria B, rezultati 1-0), Askoli-Sasuolo e 9 prillit 2011 (Seria B, rezultati 0-0), Taranto-Benevento e 13 marsit 2011 (rezultati 3-1), Siena-Sasuolo e 27 marsit 2011 (Seria B, rezultati 4-0), Benevento-Pisa e 21 marsit 2011 (rezultati 1-0) dhe Cesena-Gubio e 30 nëntorit 2011, ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë.