Mesfushori italo-brazilian Tiago Mota është prezantuar zyrtarisht me fanelën e PSG, skuadra e re me të cilën futbollisti do të luajë që prej këtij muaji.
Futbollisti që aktivizohet me kombëtaren italiane, ka mbajtur një konferencë shtypi në stadiumin “Parku i Princave”, bashkë me drejtorin sportiv Leonardo, duke zbuluar edhe arsyet e largimit nga Interi.
"Të gjitha skuadrat janë të ndryshme dhe unë u ndjeva shumë mirë tek Interi, por kishte ardhur koha që të largohesha për arsye profesionale dhe private. Ishte momenti i duhur për të bërë një transfertë. Shpresoj që të bëjmë gjëra të mëdha te PSG pasi disa prej futbollistëve këtu unë i njoh mirë”, ”, tha mesfushori Tiago Mota.
Drejtori sportiv i skuadrës pariziene pranoi se kjo transfertë u finalizua në mënyrë surprizë në orët e fundit të merkatos.
“Dukej shumë e vështirë për këtë operacion, por vendimtare ishte dëshira e futbollistit dhe ne jemi të lumtur që ai do luajë me ne. Kjo ishte surprizë e minutës së fundit”, tha Leonardo.