Milani mundet 2-0 nga Lazio në “Olimpiko”, një humbje që i rrezikon kuqezinjve të Alegrit vendin e dytë pas fitores së Udineses me Lecen.
Golat e Hernanes dhe Rokit sigluan fitoren e Lacios, rezultat ky që kënaq edhe Juven kryesuese.
Spektakël dhe shumë gola në “San Siro”, aty ku Interi dhe Palermo u ndanë në barazim 4-4.
Për zikaltrit nuk mjaftuan 4 golat e Militos pasi Miçoli u kundërpërgjigj me një tripletë, ndërsa golin tjetër të Palermos e shënoi Mantovani.
Tashmë zikaltrit e Ranierit ndodhen në vendin e 5 me 36 pikë 8 më pak se Juventusi që ka një ndeshje më pak.