Parma-Juventus, ndeshja e parë e javës së 21 të Serisë A italiane, është shtyrë për shkak të borës.
Stadiumi “Tardini” është mbuluar nga bora dhe grupi operativ për sigurinë ka vendosur për pezullimin e ndeshjes 45 minuta para fillimit të saj.
Ndeshja është vendosur për të mos u zhvilluar për arsye sigurie edhe pse terreni i lojës është mbrojtur. Emiljanët kanë këmbëngulur që ndeshja të luhet, ndërsa bardhezinjtë nuk kanë pranuar që në fillim.
Edhe në Serinë B italiane është shtyrë ndeshja e javës së 25 Sampdoria-Empoli.