Në çastet e fundit përpara mbylljes së tregut dimëror të futbollit u bë zyrtar kalimi i Erjon Bogdanit nga klubi i Cesenës tek ai i Sienës.
Ose më mirë kthimi i tij në skuadrën ku ka luajtur në periudhën 2005 deri në janar të vitit 2007 e ku ka zbritur në fushë 49 herë duke shënuar 13 gola.
Kontrata e re e lojtarit të kombëtares shqiptare zgjat deri në fund të sezonit të ardhshëm, në mes të 2013.
Kohët e fundit qarkullonin zëra për transferimin e tij, aq më shumë që në skuadrën e Cesenës, aktualisht e parafundit në klasifikim, lojtari tiranas me sa dukej nuk ishte i vlerësuar siç duhej.
Bogdani, që në prill mbush 35 vjeç, ka filluar karrierën e tij në skuadrën e Partizanit e pas një periudhe në Kroaci, në fillim të viteve 2000, ka kaluar në kampionatin italian ku ka veshur fanellat e skuadrave Reggina, Verona, Chievo dhe tani për herë të dytë atë të Sienës.