Per 1 jave – 4-6 kg Nga Spitali SACRED HEART MEMORIAL , dhe perdoret per pacientet me mbipeshe qe te humbin peshen shpejt, sidomos perpara nje operacioni SUPA BAZE -- QE DJEG DHJAMIN 6 QEPE TE MEDHA1 (OSE 2) KUTI ME DOMATE (COPA)1 LAKER TE MADHE2 SPECA JESHIL½ TUFE SELINO4 FILXHANA UJE1 TUFE MAJDANOS½ LUGE KAFEJE KRIPE1 LUGE KAFEJE PIPER I presim perimet ne copa te vogla dhe te mesme dhe shtojme ujin. I vendosim te zjarr te forte te ziejne per dhjete min. E ulim zjarrin dhe i lejme te ziejne deri sa te behen perimet.Kjo supe hahet sa here qe keni uri. Hani sa te doni, kur te doni. Kjo supe nuk i shton kalori organizmit, prandaj sa me shume hani, aq me shume peshe do te humbni. Nqs do te hani vetem supen per nje kohe shume te gjate, do te pesoni denutricion(mosushqim). DITA E I-Hani te gjitha frutat, pervec bananeve.Pjepri dhe karpuzi kane me pak kalori.Hani vetem supe dhe fruta. Pini uje, caj pa sheqer, leng frute pa sheqer. DITA E II-Hani te gjitha perimet. Hani sa te mundeni te gjitha perimet, te fresketa ose te konservuara. Mundohuni te hani perime me flete jeshile,dhe evitoni fasulet, bizelet dhe misrin. Hajini bashke me supen. Ne darke te kesaj dite shperbleheni vehten me nje patate te madhe ( te pjekur apo te zier) me gjalp. Mos hani fruta. DITA E III-Hani supe, fruta,dhe perime sa te doni. Mos hani patate. Nqs e keni ndjekur dieten per 3 dite dhe nuk KENI BERE HILE, do te keni humbur nga 2 deri 3 kg. DITA E IV-Banane dhe qumesht te skremuar(light)Hani deri 3 banane dhe pini sa me teper uje sot, bashke me supen.Bananet kane shume kalori dhe karbohidrate,ashtu si edhe qumeshti, por kete dite trupi ka nevojeper kalium,karbohidrate, proteina dhe kalcium. Keshtu ulet dhe nepsi per embelsira. DITA E V –Sot mund te hani 280-560gr mish vici dhe 6 domate te fresketa .Pini 6-8 gota uje qe te shplahet trupi nga acidi urik. Hani supen te pakten 1 here ne dite. DITA E VI-Mish vici dhe perime. Hani sa ju don zemra, mish vici dhe perime me flete jeshile, por jo patate. Mos harroni te hani edhe supen. DITA E VII-Kafe, pilaf, leng frutash pa sheqer dhe perime. Ngopuni, ngopuni dhe perseri ngopuni. Mos harroni supen te pakten nje here ne dite edhe sot. Kete diete 7-diteshe, mund t’a beni sa here desheroni. Nqs do ta ndiqni rregullisht, do te pastrohet organizmi nga papastertite dhe do ndieni nje levizshmeri jo te zakonshme. Mbas 7 ditesh te dietes do te ndiheni me te lehte me 4 deri 6 kg, duke pasur energji pa kufi.Vazhdoni dieten per sa kohe desheroni, dhe do te shikoni ndryshimin.Kjo diete djeg shpejt dhjamin dhe shpjegimi eshte se do te harxhoni me shume kalori, nga sa do merrni.Gjate dietes ndalohet te pini pije alkolike, sepse duhet te largohet dhjami i depozituar ne organizem. Nderprisni dieten 24 ore perpara se te filloni te pini alkol.Mqs aparati tretes i cdo personi eshte i ndryshem, kjo diete do te veproje ndryshe tek cdonjeri. Nqs nuk do te beni hile, qe mbas dites se trete do te keni me shume energji se diten kur filluat. ABSOLUTISHT JO-BUKE,ALKOL,PIJE FRESKUESE (as ato light)Pini:-Uje, caj pa sheqer,kafe pa qumesht, leng frutash pa sheqer. Mund te hani supen sa here ndieni uri. Hani sa doni. Kujtoni, sa me teper hani, aq me shume peshe do te humbni. Mos hani te ferguara ose buke. Mund te hani pule te pjekur ne skare ose ne furre ne vend te mishit (gjithmone pa lekuren). Gjithashtu vetem per nje dite, mishin, mund ta zevendesoni me peshk zgare. Nqs merrni ilace, ato nuk ndikojne mbi dieten, dhe anasjelltas.