Novara e Samir Ujkanit është mundur nga skuadra e Milanit në fushën e saj. Portieri i Kombëtares sonë ka luajtur titullar gjatë gjithë 90-minutëshit.
Në pjesën e parë ai ka bërë një paraqitje të shkëlqyer ku ka pritur disa goditje të lojtarëve të Milanit dhe ka bërë që kjo pjesë të mbyllet me rrjeta të paprekura. Pjesa e dytë ka folur e tëra për kuqezinjtë e Alegrit. E gjithë ndeshja u mbyll me rezultatin 0-3 për Milanin. Ujkani ka luajtur deri në qershor të vitit 2007 për U-19 të Anderlehtit dhe në po këtë vit ai nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me skuadrën e Palermos. Më 26 prill 2009, ai bëri debutimin me skuadrën italiane, pasi zëvendësoi Marko Amelian e dëmtuar gjatë takimit me Milanin në “San Siro”. Ujkani mori pasaportën shqiptare në verën e vitit 2007 dhe filloi të luante për kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Bëri debutimin më 1 qershor në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian kundër Italisë. Më 6 qershor 2008 ai u thirr në ekipin e parë për FIFA Ëorld Cup 2010 në ndeshjet me Hungarinë dhe Portugalinë. Bëri debutimin më 10 qershor 2009, në një barazim 1-1 kundër Gjeorgjisë në Shqipëri. Nga 2001-2007 luajti për Ingelmunster dhe nga 2006-2007 për Anderlehtin. Nga 2007-2011 luajti me Palermon vetëm një takim, nga 2009-2011 u huazua te Novara dhe nga viti 2011 është pjesë e këtij ekipi i cili luan në Serinë A. Ai është pjesë edhe e Shqipërisë.